Shkrimi i parullës “VRASËS” në Mitrovicë

21 Apr 2007

31 aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! u arrestuan sot në Mitrovicë.


Aktivistët e Lëvizjes sot ndërmorrën aksionin e shkruarjes së fjalës ‘VRASËS’ nëpër veturat e UNMIK-ut. 13 prej aktivistëve u liruan pasi që u mbajtën për një kohë në stacionin policor.


Policia është duke e vazhduar fushatën e vet të dhunës kundër aktivistëve të Lëvizjes. Aktivistët janë duke u arrestuar, rrahur dhe maltretuar nga SHPK-ja për shkak se poi a shpërfaqim UNMIK-ut të vërtetën para syve – e vërtetë kjo që po i dhemb shumë kësaj administrate koloniale. Sot në Mirovicë policia shumëetnike e qytetit ishin veçanërisht të dhunshëm kundër aktivstëve duke rrahur dhe ofenduar rëndë ata brenda stacionit të policisë, pas arrestimit.


Vrasësit në UNMIK kështu po tentojnë ta vrajnë edhe të vërtetën për krimin e kryer. Me vrasjen e të vërtetës për 10 shkurtit ata shpresojnë t’i ikin përgjegjësisë dhe dënimit. Këtë e dëshmoi edhe raporti i publikuar nga Robert Dean i cili fajin për vrasjet e 10 shkurtit nuk ia la askujt. Në ndërkohë pushteti po egërsohet ditë e më shumë kundër Lëvizjes VETËVENDOSJE!, si e zëri i vetëm i cili nuk po pranon që vrasësit të lihen të qetë dhe të lirë. Askush nuk ka të drejtë ti vrasë qytetarët e Kosovës dhe të mos përgjigjet për këtë, pavarësisht se prej nga vie dhe për kë punon. Aq më pak një grusht administratorësh e policësh kolonial të cilët janë instaluar në vendin tonë me kërkesë të armikut tonë, Serbisë.


Lëvizja VETËVENDOSJE!

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera