Dhuna e pushtetit të dhunshëm

19 Feb 2007

Sot, Lëvizja VETËVENDOSJE! do të organizojë eksponimin e fotografive të cilat paraqesin dhunën e policisë të ushtruar në demonstratën e 10 shkurtit.


Këto fotografi do të paraqiten te Teatri Kombëtar në Prishtinë, dhe do të fillojë prej orës 15:00. Bashkë me fotografitë do të paraqiten edhe nenet e veçanta të Konventës evropiane për të drejtat e njeriut të cilat janë shkelur gjatë këtij intervenimi të dhunshëm të policisë. Përderisa në orët e mbrëmjes në të njëjtin vend do të shfaqet filmi dokumentar për demonstratën e 10 shkurtit.


Ftohen të gjitha mediat të marrin pjesë në këtë aksion dhe ta shpërndajnë të vërtetën rreth 10 shkurtit gjithandej nëpër Kosovë.


Lëvizja VETËVENDOSJE!

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera