Tubim dhe debat në Fakultetin Filozofik

07 Feb 2007

Sot, më 07.02.2007, në ora 12:00, ne Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, Lëvizja VETËVENDOSJE! organizoi një prezentim dhe debat me studentët e këtij fakulteti. Para studentëve prezantuan aktivistët Visar Ymeri dhe Dritan Dragusha.


Në fillim studentëve iu drejtua Visari i cili foli për pakon e Ahtisaarit. Visari, studentëve ua shpjegoi se pse pakoja është e dëmshme për Kosonë dhe pse Lëvizja VETËVENDOSJE! kundërshton këtë pako. Ai theksoi se pakoja e Ahtisaarit jo që nuk e përfillë vullnetin politik të popullit të Kosovës, por përkundrazi ia mohon këtë të drejtë fundamentale. Visari po ashtu foli edhe për zonat ‘eksterritoriale’ që pakoja po ua jep 45 kishave dhe manastireve ortodokse në Kosovë të cilat po konsiderohen si pronë e Kishës Ortodokse Serbe. Pakoja parasheh dhe e mundëson krijimin e komunave të reja me shumicë serbe, madje-madje 100% serbe si komuna e Ranillugut dhe komuna e Parteshit, të dyja këto në rajonin e Anamoravës.


Ndërsa aktivisti Dritan Dragusha studentëve ua paraqiti me videopreojektor procesin e decentralizimin si një projekt shumë i dëmshëm për Kosovën dhe qytetarët e saj. Ai nëpër mes videoprojektorit studentëve iu paraqiti disa harta të Kosovës që kanë dalur nga grupi negociator, ku nëpër mes tyre paraqiti se si po krijohen komuna të reja serbe dhe se si po bëhet ndërlidhja territoriale në mes tyre dhe si pakoja e Ahtisaarit parasheh që këto komuna të kenë lidhje të drejtpërdrejtë me Serbinë.


Në vazhdim u zhvillua një debat me të pranishmit. Të gjithë të pranishmit u pajtuan se pakoja e Ahtisaarit dhe procesi i “eksterritorialitetit’ dhe decentralizimit, e që janë brenda kësaj pakoje janë shumë të dëmshme dhe jashtëzakonisht të rrezikshme për Kosovën dhe popullin e saj.


Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE!-s në Prishtinë

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera