Tubim me qytetarët e Beqiqit, Galicës, Dubocit, Krasaliqit e Prellocit

03 Feb 2007

Sot, me 3 shkurt, Qendra e VETËVENDOSJE!-s në Vushtrri organizoi debat me qytetarët e fshatrave Beqiq, Galicë, Duboc, Krasaliq e Prelloc, debati është mbajtur në lokalet e shkollës fillore "Azem Bejta" në Beqiq. Para të pranishmëve ligjëruan folën aktivistët Aida Dërguti e Liburn Aliu. Liburni foli rreth decentralizimit. Ai tha se decentralizimi po krijon ndarje brenda Kosovës, ndërsa kjo ndarje po na çon drejt luftës. Aida foli për ‘eksterritorialitetin’ dhe rikolonizimin e Kosovës. Ne jemi ata që mund ta parandalojmë decentralizimin me të cilën e parandalojmë luftën. Duke e parandaluar eksterritorialitetin, ne parandalojmë rikolonizimin e Kosovës.


Qendra e VETËVENDOSJE!-s në Vushtrri

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera