Fisnik Ismajli

Fisnik Ismajli

Jep kontribut!

Lëvizja s’mundet pa ju.

09 May 2017

Fisnik Ismajli ka lindur  më 03.06.1973 dhe i rritur në Prishtinë, Fisniku është aktualisht Këshilltar i Kuvendit Komunal të Prishtinës si dhe Themelues dhe Drejtor Kreativ i agjencisë së njohur të komunikimit, Karrota. Si 18-vjeçar, u shpërngul në Londër, ku gjatë qëndrimit të tij atje për 12 vjet, u bë baba i dy fëmijëve, Viganit dhe Petritit, diplomoi në Multimedia nga Universiteti Westminster, dhe nisi karrierën e tij profesionale duke udhëhequr dhe realizuar projekte kreative për gjigantë si Apple, British Airways, Channel4, Cisco Systems, Mattel dhe Barclay’s Bank.

Me t’u kthyer në Kosovë më 2003, themeloi përfaqësitë e kompanisë së njohur botërore të reklamimit e komunikimit, Ogilvy, në Prishtinë dhe Tiranë, ku kontribuoi vazhdimisht në zhvillimin e kësaj fushe, duke ofruar shërbime për klientë si Coca-Cola, Milka, Tetra Pak, Raiffeisen Bank,  Lufthansa, AMC, IPKO, Vala, Z mobile dhe shumë të tjerë.

Gjatë karrierës së tij 17 vjeçare si drejtor kreativ, veprimtaria e Fisnikut kulmoi me krijimin e monumentit të pavarësisë NEWBORN, për të cilin mori shtatë çmime ndërkombëtare, përfshi edhe Luanin e Artë në Cannes, që shquhet si çmimi më prestigjoz në botë në këtë fushë.

Ky poashtu ideoi fushatën “Duaje tënden”, si dhe bëri jehonë me satirën politike “The Pimpsons”, pa e anashkaluar realizimin e shumë fushatave, dizajneve dhe sloganeve që i shohim çdo ditë.

Në vitin 1999, për një kohë ai la Londrën duke u bërë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Brigadën 138 “Agim Ramadani”, që bëri luftën në rajonin e Koshares.


Funksionet në Kuvendin e Kosovës:

Anëtar në Komisionin për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim


Kontakti:

Tel.: 045 678 - 910

E-mail: [email protected] 

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera