Kallëzim Penal ndaj Presidentit të Republikës së Kosovës për veprën penale të cenimit të territorit

22 Feb 2018

Lëvizja VETËVENDOSJE! sot, 22 shkurt, dorëzoi kallzimin penal për Presidentin Hashim Thaçi për shkak të dyshimit të bazuar  se me veprimet e ndërmarra në emër të tij dhe në cilësinë e Presidentit ka kryer veprën penale nga Neni 124, paragrafi 2 lidhur me nenin 120  pika 25, 26, 27 dhe  lidhur nenit 2 të KPRK-së.

Vepra penale e konsumuar lidhet me cenimin e territorit të Republikës. Cenimi i territorit vërtetohet nga Raporti zyrtar i Komisionit shtetëror për shenjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit.

Presim nga Prokuroria Speciale e Kosovës që sa më parë të ndërrmarë veprimet e duhura për të adresuar këtë vepër kaq të rëndë dhe të paprecëdentë në Republikën tonë.

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera