Në Kongresin e Partisë Socialiste të Francës

13 Apr 2018

Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, dhe Sekretari për Marrëdhënie me Jashtë, Boiken Abazi, po marrin pjesë si të ftuar, bashkë me shumë delegacione të tjera ndërkombëtare të partive socialdemokrate, në punimet e Kongresit të 78 të Partisë Socialiste të Francës që po mbahet këtë fundjavë në Aubervilliers, Paris.

Kongresi do të shpalosë raportet e aktiviteteve, të vendosë për linjat e reja të orientimit politik të partisë, të diskutojë mbi rilindjen e së majtës evropiane si dhe do të prezantojë rezultatet e zgjedhjeve të brendshme për Sekretar të Parë, që kanë nxjerr fitues z. Olivier Faure. Lëvizja VETËVENDOSJE! i uron suksese z. Faure në drejtimin e Partisë Socialiste të Francës.

Me përfundimin e punimeve të Kongresit, ditën e hënë, në ora 10:00, Kryetari Albin Kurti do të mbajë edhe një prezantim publik në Paris në Fondacionin "Jean Jaurès" mbi situatën politike dhe ekonomike në Republikën e Kosovës.

7 prill 2018
Lëvizja VETËVENDOSJE!

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera