Autostrada shkakton sërish kokëçarje

21 Oct 2011

Përveç problemeve sociale e ekonomike që e kanë rënduar jetën e qytetarëve te fshatit Bellanicë të Malishevës ata kohën e fundit po përballen edhe me një problem mjaft serioz sa i vjetër aq edhe i ri – Problemi me pronat e tyre.

Në takimin që është mbajtur me qytetarët e këtij fshati nga Lëvizja VETËVENDOSJE! ku ishin prezent edhe dy deputetët e Kuvendit të Kosovës Visar Ymeri dhe Liburn Aliu, qytetarët paraqitën këto ankesa:

1.       Vlerësimi jo i drejtë i pronave që po shpronësohen me rastin e ndërtimit të Autostradës, shembull: pronarëve privat të tokave ju bëhet një vlerësim jo i drejtë ndërsa privatizuesve të tokave u bëhet një kompensim shumë më i lartë sa që nga 11 euro që është blerë tani paguhet më shumë se 1000 euro për ari.

2.       Traseja e kësaj rruge është duke zënë tokat më të mira bujqësore të këtij fshati, edhe pse ka mundësi që të kalohej më tutje, nëpër tokë gurore.

3.       Privatizimi i padrejtë i tokave bujqësore të ndërmarrjes “Mirusha” pa ju ditur titullari i saktë. Sipas qytetarëve që në hapat e parë të privatizimit janë bërë shkelje serioze duke mos marrë parasysh se ajo tokë ka qenë private dhe është uzurpuar padrejtësisht në vitin 1958. Sipas tyre privatizimi i kësaj toke nuk është bërë për ta zhvilluar bujqësinë por për t’u realizuar planet për përfitime personale të pushtetarëve, të cilët janë të implikuar drejtëpërdrejt në privatizimin e këtyre pronave.

Nga gjithë ajo bisedë që kemi pasur me qytetarët Lëvizja VETËVENDOSJE! ka marrë këto hapa si në vijim; a.duke e ngritur si çështje në Kuvendin e Kosovës këtë problem si dhe b. duke i inkurajuar qytetarët që t’i përdorin të gjitha mjetet ligjore për të realizuar të drejtën e tyre.

Për këto arsye kërkojmë që me urgjencë të gjitha institucionet përgjegjëse të mobilizohen dhe çdo shkelje e supozuar të vërtetohet dhe keqbërësit të dalin para drejtësisë.

Lëvizja VETËVENDOSJE! - Qendra Malishevë

21 Tetor 2011

 Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra Malishevë

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera