Kërcënimet nuk na zmbrapsin

04 Oct 2016
Pas denoncimeve që anëtarët e Kuvendit Komunal të Shtimes nga radhët e Lëvizjes VETEVENDOSJE!  kanë bërë për keqpërdorimet e kryetarit të Komunës së Shtimes, Naim Ismajli, me pronat dhe ndërtimet,  ky i fundit në vend që të përgjigjet para drejtësisë për shkeljet, ka nisur kërcënimet në drejtim të anëtarit të Kuvendit Komunal nga rradhët tona,  Labinot Beqaj. Kryetari Naim Ismajli  dje në objektin e Komunës ka bërë një kërcënim në drejtim të Labinot Beqajt, duke i kërkuar që të mos merret me të bëmat e tij sepse në të kundërtën do të ballafaqohet personalisht me të. Lëvizja VETEVENDOSJE! dhe përfaqësuesit e saj në Kuvendin Komunal asnjëherë nuk do të ndalen së denoncuari veprimet antiligjore të Kryetarit të Komunës, i cili e ka shndërruar Shtimen në vend të biznesit të ndërtimeve, ku realizohen interesa private e jo publike. I bëjmë thirrje Prokurorisë dhe organeve tjera që të veprojnë përballë keqbërësve të cilët po e shkatërrojnë Komunën e Shtimes, duke e zhvatur për interesa private e klanore e duke shantazhuar  e frikësuar qytetarët që po i kundërshtojnë e denoncojnë. Lëvizja VETEVENDOSJE! -  Qendra Shtime

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera