Papërgjegjësia e KEDS-it ndaj Komunës së Drenasit

03 Oct 2016
Komuna e Drenasit në kohën e fundit po ballafaqohet me reduktime të ashpra të energjisë elektrike, të cilat po e vështirësojnë jetën e përditshme të qytetarëve dhe mbarëvajtjen e bizneseve të ndryshme. Me gjithë këtë mungesë të madhe të energjisë, zyrtarët e KEDS   nuk kanë dhënë ndonjë informim zyrtar paraprak dhe nuk po tregojnë pse Komuna e jonë po mbetet pa rrymë me orë të tëra. Në bazë të informacioneve jozyrtare që i kemi , menaxhmenti i fabrikës së “Feronikelit”  në mënyrë arbitrare ka pamundësuar shfrytëzimin e trafo- stacionit  ( që ndodhet në zonën e fabrikës), i cili i përket linjës furnizuese të Kosovës B. Tani Komuna e jonë po furnizohet me energji elektrike nga linja  e Kosovës A, e cila ka kapacitet të kufizuar dhe  rrjet të vjetërsuar që nuk garanton energji të rregullt dhe stabile. Ky kolaps energjetik në Komunën e Drenasit i shkaktuar  nga veprimi joligjor i menaxhmentit tëi Feronikelit dhe nga mosveprimi adekuat i KEDS, ka pamundësuar zhvillimin e jetës normale të mbi 70.000 mijë qytetarëve dhe ka çrregulluar veprimtarinë e  mbi 1000 mijë bizneseve që ndodhën në Komunën tonë. Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Drenas kërkon nga institucionet komunale dhe qendrore që sa më parë t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e domosdoshme ligjore,  për ta kthyer  normalitetin në Komunën e Drenasit. Lëvizje VETËVENDOSJE! Qendra Drenas 3 tetor 2016

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera