Mërgata shqiptare në Gjermani mbështet 1 shtatorin

31 Aug 2016
Mërgata shqiptare në Gjermani kundërshton imponimin e versionit të tanishëm të demarkacionit me Malin e Zi Ne, si një pjesë përfaqësuese të mërgatës shqiptare në Gjermani, deklarojmë kundërshtimin tonë ndaj marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, duke iu referuar këtu në veçanti vullnetit të shprehur të më tepër se 205 mijë qytetarëve nënshkrues të peticionit kundër kësaj marrëveshje. Njëherit, iu bëjmë me dije se nëse kjo marrëveshje në versionin e tanishëm të plasuar nga komisioni shtetëror,  imponohet në kundërshtim me interesat e shtetit dhe vullnetit e qytetarëve, dhe ne si mërgatë dhe qytetarë të Kosovës do të vazhdojmë të organizohemi në mbrojtje të shtetit dhe të të drejtave tona legjitime. Mospërfilljes, arrogancës, shtypjes së zërave opozitar dhe zhvatjes të shtetit tonë, për të cilin edhe ne kemi dhënë shumë, duhet t’i vijë fundi. Vetëm kështu mund të jemi të barabartë mes të tjerëve në Evropë dhe me gjerë. Lëvizja VETËVENDOSJE! – Qendra Gjermani    

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera