Themelohet qendra e VETËVENDOSJE!-s në Suedi

28 Jun 2016
Të shtunën, më 25 qershor, Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Suedi organizoi zgjedhjet e brendshme për kryetar të Qendrës, me ç'rast znj. Lirije Latifi fitoi votat e shumicës së aktivistëve dhe njëherit u zgjodh kryetare e Qendrës në Suedi. Lirije Latifi jeton në Suedi prej viteve të 70-ta. Përgjatë kësaj kohe znj. Latifi është angazhuar vazhdimisht për ndryshime shoqërore në Suedi duke e dhënë kontributin e saj në Partinë Socialdemokrate të Suedisë, pjesë e së cilës është edhe sot. Krahas këtij angazhimi, ajo është angazhuar edhe për çështjen shqiptare duke marrë pjesë në shumë nisma dhe shoqata të ndryshme shqiptare në Suedi. Aktualisht ajo punon si sekretare në shoqatën e gruas “Kosovarja” një prej shoqatave më të mëdha të gruas shqiptare jo vetëm në Suedi por edhe më gjerë. Ndërsa, të dielën, Këshilli i Qendrës në Suedi e zgjodhi Kryesinë e Qendrës dhe delegatët e Qendrës në Këshillin e Përgjithshëm të Lëvizjes. Qendra jonë në Suedi do të angazhohet për t’i ndryshuar procedurat e qëllimshme burokratike të regjistrimit dhe votimit në mënyrë që mërgimtarët të përfshihen sa më shumë në çështje të rëndësishme për vendin tonë. Poashtu, ne do të angazhohemi që të lidhim bashkëpunime ndërpartiake në mes Lëvizjes tonë dhe partive suedeze, sidomos me ato të krahut të majtë me të cilat kemi ngjashmëri konceptuale. Ne do të bashkëpunojmë me organizata shqiptare e suedeze në Suedi në mënyrë që të nxisim sa më shumë bashkëpunime shqiptaro-suedeze në ato fusha për të cilat vendi ynë ka nevojë. Bashkimi rreth Qendrës tonë në Suedi i ish aktivistëve të LDK-së, ish ushtarëve të UÇK-së, ish minatorëve të Trepçës, studentëve e profesionistëve, pensionistëve e fëmijëve të mërgimtarëve të lindur e rritur në Suedi, na bindë që ndryshimi në Kosovë do të ndodh shumë më shpejtë sesa pushteti i korruptuar e kriminal i treshes Thaçi-Mustafa-Veseli e parasheh.   [gallery ids="39791,39790,39789,39788,39787,39786"] Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Suedi 27 qershor 2016

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera