Ferizaj: Reagim lidhur me rastin në fshatin Pojatë

26 Jun 2016
Dje rreth orës 20:45 në fshatin Pojatë tek shkolla fillore "Abetarja", një grupi aktivistësh të Lëvizjes VETËVENDOSJE! si dhe anëtarëve të saj nga fshati Pojatë, u është mohuar e drejta për shfrytëzimin e objektit shkollor, për mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme përkundër faktit se Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra Ferizaj ka paraqitur kërkesën pranë drejtorisë së arsimit në Kuvendin Komunal dhe i është aprovuar nga drejtori Muhamet Halili. Drejtori i shkollës fillore "Abetarja" në Pojatë Xhevdet Shabani i kontaktuar nga aktivistët tanë refuzoi që të na e lejojë shfrytëzimin e hapësirës së objektit shkollor. I është bërë me dije z.Shabani që posedojmë dokumentin e lëshuar nga drejtoria e arsimit, me numër protokolli,të nënshkruar dhe vulosur nga vetë drejtori i tij. Megjithatë me sjellje tejet arrogante dhe duke ndikuar tek punonjësi teknik i shkollës, ai nuk na lejoi të ushtrojmë të drejtën tonë. Në pamundësi për të mbajtur procesin zgjedhor, aktivistët njoftuan policinë të cilët erdhën menjëherë në vendin e ngjarjes, e panë dokumentin dhe ngritën rastin për ta dërguar tutje në organet kompetente.   26 qershor 2016 Lëvizja VETËVENDOSJE! – Qendra Ferizaj

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera