Lufta jonë ndaj krimit në Prizren nuk do të ndalet

21 Jun 2016
Deponimi i kallëzimit penal nga Lëvizja VETËVTNDOSJE! në Prizren me 8 gusht të vitit 2012 ndaj Drejtorisë Komunale të Arsimit për keqpërdorim të mjeteve financiare kushtuar ‘Javës së Remzi Ademajt’, tashmë ka marr formën e dënimit me burg efektiv për zyrtarët e përfshirë në rast. Gjithashtu lajmi i fundit për ngritjen e aktakuzës ndaj zyrtarëve të Drejtorisë së Inspektoratit pas denoncimit të asamblesitëve tanë në Kuvendin Komunal të Prizrenit për uzurpimin të paligjshëm të pronës publike dhe keqpërdorimin e detyrës dhe autoritetin zyrtar paraqet lajm të mirë dhe veprim të duhur të organeve të drejtësisë me qëllim të konsolidimin e shtetit ligjor dhe luftimin e korrupsionit dhe kriminalitetit të pushtetarëve brenda institucioneve të vendit. Pas rasteve të fundit konsiderojmë se qeverisja e PDK-se në Prizren nuk ka legjitimitet të vazhdojë mandatit qoftë edhe për një ditë. Dorëheqja e Kryetarit të Komunës dhe estabilishmentit të tij janë e vetmja rrugë për ta nxjerr Komunën e Prizrenit nga gjendja e jashtëzakonshme në të cilën ndodhet. Kurse ne si Lëvizje VETËVENDOSJE! zotohemi se edhe në të ardhmen do të jemi të pakompromistë përballë krimit të organizuar, korrupsionit dhe keqqeverisjes në të gjitha nivelet e pushtetit dhe se përpjekjet tona për drejtësi dhe zhvillim nuk do të ndalen asnjëherë deri në bërjen e plotë të shtetit! Lëvizja VETËVENDOSJE! në Prizren

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera