Gjilan: Gjendje alarmante në Spitalin Regjional

19 May 2016
Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit pacientët përveç që kanë mungesë të barnave ata po ballafaqohen edhe me mungesë te sigurisë. Po ashtu edhe personeli mjekësor janë të pasigurt në punë. Kjo ka ndodhë sepse punëtorët sigurimit të cilët kujdesen për siguri si dhe për mbajtje te rregullit sa i përket hyrjeve dhe daljeve të vizitorëve në spital, prej 03.05.2016 deri para dy dite kanë qenë në grevë. Shkaku i kësaj greve është sepse punëtorëve të sigurimit po u shkelen të drejtat e garantuara me ligjin e punës. Sa për informacion punëtorët e sigurimit të Spitalit përgjithshëm të Gjilanit prej vitit 2006 nuk janë punëtorë të spitalit. Menaxhmenti i këtij spitali ka kontraktuar një kompani private me të cilën punëtorët e sigurimit nuk ishin të pajtimit dhe e kanë kundërshtuar këtë, meqenëse menaxhmenti i këtij spitali për këtë çështje me këta punëtorë ka bërë një marrëveshje me mundësinë e kalimit në punëtorë të spitalit kur këtij i mundësohet të rrisë numrin. Mirëpo kjo nuk ka ndodhë sepse menaxhmenti punësoi të afërmit e tij ndërsa punëtoret të cilët pas luftës punuan për një kohe edhe pa të holla dhe janë aty qe 17 vite nuk u morën. Ata vazhduan të punojnë edhe pse marrin një pagë minimale prej 170 euro. Atyre ju shkelet çdo e drejtë e garantuar me ligjin e punës sepse nuk ju paguhet trusti pensional qe 6 vite, nuk ju paguhet puna e natës e vikendeve si dhe shumë herë nuk i marrin pagat me rregull. Prandaj, 17 punëtorët të kompanisë së sigurisë kanë qëndruar në grevë për 13 ditë, e në anën tjetër puna dhe siguria në të gjitha departamentet e spitalit është vështirësuar e posaçërisht në departamentin për nëna dhe fëmijë, ku siç dihet është reparti i gjinekologjisë dhe i neonatologjise e që të dyja janë reparte të ndjeshme, e gjenden vetëm 30 metra larg spitalit të psikiatrisë. Hyrje daljet në këtë repart në çdo kohë kanë vështirësuar edhe punën personelit mjekësor. Edhe pse drejtoria e spitalit dhe Ministria e Shëndetësisë kanë qenë të informuar për këtë gjendje ata nuk ndërmorën asgjë në këtë drejtim. Para dy dite me ndërmjetësimin e sindikatës private është arritur që greva të pezullohet deri më 10 qershor me kusht që kompania e sigurimit të zbatojë ligjin e punës,e për këtë punëtoret janë skeptik duke pasur parasysh përvojat shumë të këqija me këtë kompani. Nënkomiteti për shëndetësi i Qendrës së VETËVENDOSJE!-s në Gjilan apelon te menaxhmenti i këtij spitali që të krijojë kushte për punë si dhe ambient të sigurt për pacientë duke bërë trysni te kompania private që të respektojë kontratën e ta zbatojë ligjin e punës, kontratën kolektive, ose të ia ndërprejë kontratën kësaj kompanie dhe punëtorët të kalojnë në sektorin publik. Një gjë e tillë është e mundur sepse vetëm nga hyrjet e veturave të palëve në oborrin e spitalit ky i fundit përfiton diku 43.000 euro në vit, që i bie që një punëtor të marrë nga 210 euro pagë në muaj.   19 maj 2016 Lëvizja VETËVENDOSJE! – Qendra Gjilan

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera