Istog: Rruga ta ketë emrin që dëshirojnë qytetarët, e jo zyrtarët

03 May 2016
Qendra e Lëvizjes VETEVNDOSJE! në Istog me shqetësim është duke e përcjell injorimit që po i bënë Komuna e Istogut peticionit të qytetarëve të fshatit Dubovë e vogël. Peticionet janë një  shprehje e efektivitetit të demokracisë dhe shprehje e organizimit qytetarë si të tilla duhet të merren parasysh dhe të plotësohen. Askush nuk është mbi vullnetin e drejtë të qytetarëve në fshatin Dubovë e Vogël për emërtimin e rrugës së tyre. Kërkesa që rruga të mbaj emrin e të rënëve nga familja Kelmend që ishin vrarë në atë rrugë është kërkesë e drejtë dhe shenjë përkujtimi e solidarizimi me të rënët dhe të gjallët e këtij fshati. Banoret e fshatit nëpërmes peticionit kane kërkuar qe rruga te quhet "Kelmendi", në nderim të familjes Kelmendi, me 4 persona të vrarë në këtë rrugë. Pavarësisht peticionit Komuna e Istogut dhe Kryetari Haki Rugova e kanë injoruar peticionin e banorëve. Komuna i është nënshtruar tekeve dhe kërkesave të zyrtarëve Komunal për emërtim rrugësh,  e jo vullnetit dhe kërkesave të shumicës së qytetarëve. Si Lëvizje VETEVDNOSJE! mbështesim qytetarët dhe peticionin e tyre, dhe do të angazhohemi maksimalisht që të respektohet vullneti i lirë e demokratik i qytetarëve të fshatit Dubovë  e vogël. Njëkohësisht i bëjmë thirrje Kryetarit Haki Rugova që të heq dorë nga injorimi dhe të përfillë kërkesat e qytetarëve. 3 maj 2016 Lëvizja VETEVENDOSJE! – Qendra në Istog Peticioni 1Peticioni 2Peticioni 3Peticioni 4Peticioni 5Peticioni 6

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera