Malishevë: Magjistralja duhet ta lehtësojë jetën e qytetarëve, e jo t’i bllokojë ata

22 Apr 2016
Rruga magjistrale Prishtinë – Pejë që është duke u zgjeruar në katër korsi nga Ministria e Infrastrukturës është një nga projektet që po kryhet nga taksat e qytetarëve të Kosovës, ajo rrugë duhet të jetë në funksion të tyre dhe jo kundër interesit të tyre. Kjo rrugë përshkon nëpër disa fshatra të Komunës së Malishevës të cilat po ballafaqohen me probleme të shumta që po ua sjellin vonesat dhe mënyra e ndërtimit të saj. Fillimisht traseja e kësaj rruge ishte përcaktuar sipas interesave të disa zyrtarëve të PDK-së ku tashmë përbën sekret publik ndërrimi dhe përshtatja e trasesë në fshatrat Mleqan dhe Kijevë, blerja paraprake dhe e koordinuar e pronave nga njerëz të PDK-së si dhe kompensimet në vlera shumëfish më të mëdha të pronave të njëjta. Banorët e këtyre fshatrave po mbajnë mbi kurrizin e tyre vonesat e mangësitë e këtij projekti që do duhej t'ua lehtësonte qarkullimin dhe jetën dhe jo tua vështirësoj ato. Ndërsa banorët e fshatrave Llazicë, Vërmicë dhe Drenoc kanë protestuat gjatë këtyre ditëve dhe u janë drejtuar institucioneve qendrore dhe lokale të cilat deri sot nuk kanë reaguar fare. Dalja nga magjistralja e qytetarëve për të hyrë në fshatin Llazicë do të mund të bëhet vetëm pasi të përshkojnë mbi 5 kilometra nga vendi ku duhet të ishte kyçja. Ky problem sot mund të zgjidhet fare lehtë duke shtuar vetëm një shirit të rrugës në nënkalim, gjë të cilën qeveria Mustafa nuk po e bën. Lëvizja VETEVENDOSJE! me shqetësim ka përcjellë injorimin që e ka bërë Ministria e Infrastrukturës dhe mungesën e interesimit të Komunës së Malishevës për problemin që kanë banorët duke mos e trajtuar seriozisht problemin që kanë ngritur qytetarët e këtyre fshatrave. Ne, mbështesim qytetarët në kërkesën e tyre të drejtë dhe kërkojmë që sa më shpejtë Ministria e Infrastrukturës dhe Komuna të trajtojnë problemin me seriozitet dhe të rrisin përgjegjësinë në projektet publike. Infrastruktura duhet të jetë në shërbim të qytetarëve dhe të ju lehtësoj atyre jetën dhe jo që ajo të bëhet pengesë për jetën e tyre dhe dëmtojë zhvillimin lokal në Komunën e Malishevës.       22 prill 2016 Lëvizja VETEVENDOSJE! – Qendra Malishevë  

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera