Gjilan: Politika mban peng zgjedhjen e drejtorëve të disa shkollave

14 Apr 2016
Qendra e VETËVENDOSJE!-s në Gjilan mbajti sot konferencë për media lidhur me partizimin e skajshëm të arsimit në këtë Komunë. Këshilltari Komunal, Fehmi Sylejmani, tha se politika po mban peng zgjedhjen e drejtorëve në disa shkolla të Gjilanit. “Në asnjë mënyrë nuk mund të justifikohet prolongimi kaq i madh i zgjedhjes së drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve t? disa institucioneve edukativo-arsimore dhe aftësuese të Komunës së Gjilanit. S’do mend se e gjithë kjo zvarritje ka të bëj me paaftësinë e kësaj qeverisje lokale, sepse nuk mund të japin asnjë arsyetim korrekt, profesional dhe adekuate, se pse nuk po zgjedhen drejtorët nëpër shkolla”, tha Sylejmani. Sipas konkursit të 19 janarit të këtij viti, vendet e kërkuara kanë qenë në SHFMU “Musa Zajmi” (Drejtor dhe Zv.Drejtor); SHFMU “Mulla Idriz Gjilani” (Drejtor); IP “Integj” (Drejtor); IP “Ardhmëria II” (Drejtor); SHML “Arbëria” (Drejtor). Sylejmani tha se Komuna po e shkelë Ligjin, meqë nuk kemi as vazhdim të konkursit apo anulim, edhe pse Udhëzimi Administrativ me numër 08/2014 të nenit 2, pika 7, thotë se nëse brenda 45 ditëve nuk bëhet zgjedhja e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve t? disa institucioneve edukativo-arsimore dhe aftësuese, atëherë DKA rishpall konkurs të ri. Nebih Latifi, anëtar i Nënkomitetit për Arsim të VETËVENDOSJE!-s në Gjilan, tha se një tjetër defekt ligjor është hasur në drejtorinë e arsimit në Gjilan me rastin e zgjedhjes së zyrtarit për shkolla të mesme:
  1. Komisioni Zgjedhor, ka qenë i paligjshëm, sepse nga përbërja prej 5 anëtarëve, 4 prej tyre duhet të jenë me pozita më të larta se sa kandidati që i nënshtrohet vendit përkatës të punës , ndërkohë që në përbërjen e Komisionit Zgjedhor që ka bërë këtë lloj zgjedhje kemi dy drejtor shkollash, që konsiderohen se janë pozita nën nivelin e zyrtarit të lartë për shkolla të mesme dhe një zyrtar i së njëjtës pozitë. Vetëm dy kanë qenë sipas normave ligjore, që i kanë plotësuar kushtet;
  2. Përvoja e punës nuk përkon me përvojën e kërkuar sipas kritereve që janë kërkuar në konkurs;
  3. Shkollim jo adekuatë për këtë pozitë, gjë që mendojmë dhe konsiderojmë thellësisht se kjo është shkelje drastike e ligji;
  4. Përzgjedhja ka qenë në rrafshin politik, sepse kemi të bëjmë me një kandidat që është në pozitë të lartë në strukturat e partisë në pushtet.
“Duke i marrë për bazë vërejtjet e mësipërme, që sipas neve janë shkelje ligjore kërkojmë nga DKA dhe organet tjera komunale, që ky vendim i këtij Komisioni Përzgjedhës të anulohet, sepse kemi të bëjmë me një përzgjedhje jashtëligjore. Në të kundërtën ju bëjmë me dije çdo kujt, qoftë personave fizik, qoftë atyre juridik, se zgjedhjet e tilla jashtëligjore, me ardhjen në pushtet të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, do të anulohen dhe shkelësit e ligjit do të sanksionohen”, tha në fund Nebih Latifi.     14 prill 2016 Lëvizja VETËVENDOSJE! – Qendra Gjilan

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera