Qendra e Istogut: Keqpërdorimet e Haki Rugovës, në memorialin “Ibrahim Rugova”

11 Feb 2016
Komuna e Istogut e udhëhequr nga Kryetari Haki Rugova është përfshirë në një cikël shkeljesh të ligjit dhe të parimeve bazë të transparencës dhe llogaridhënies. Në projektin e memorialit “Ibrahim Rugova” ata janë përfshirë ne shkelje të rënda të ligjeve në fuqi duke përfituar jashtëligjshëm për kompanitë e familjarëve të tyre. Qendra e Lëvizjes VETEVENDOSJE! në Istog ka gjetur një varg shkeljesh, si: -    Konflikti i Interesit - punimet kryhen nga Kompania e Lash Shoshit, “Intering Construktion”, e regjistruar në vitin 2007, me kapital bazë prej 25,000 euro. Kjo është kompania e vëllait të Hajrush Shoshit, i cili është anëtarë i Kuvendit Komunal të Istogut nga LDK-ja, dhe bashkëpunëtor i mirë i Kryetarit Haki Rugova. -    Projekti po furnizohet me beton nga biznesi i familjes së Haki Rugovës. Pjesa e punimeve me beton e këtij projekti është kryer nga kompania “Macon”, që është kompani e vëllait të Kryetarit Haki Rugova, e Gani Rugovës. Madje, 15% të aksioneve në këtë i ka vetë Kryetari i Komunës, gjë që dëshmohet edhe në raportin e agjencisë antikorrupsion Pra siç shihet nga këto fakte në këtë projekt ka konflikt interesi, sepse edhe Kryetari i Komunës me kompaninë e vëllait të tij (pjesë e së cilës është edhe vetë), por edhe asamblisti i LDK-së, janë të përfshirë në këtë shkelje të rëndë. Ata kanë bërë edhe transfere financiare për kompanitë e tyre, pa i kryer punimet. Për fazën e dytë të projektit parat janë transferuar pa filluar ende punimet, dhe jashtë afateve ligjore mbi praktikën e pozicioneve dhe specifikacioneve. 11 shkurt 2016 Lëvizja VETEVENDOSJE! – Qendra në Istog

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera