Reagim për sulmin ndaj gazetarit Gazmend Morina

27 Jan 2016
Gazetari i portalit Veriu.info, Gazmend Morina, u sulmua fizikisht nga militantët e PDK-së Nexhat Dedisa dhe Labinot Krasniqi. Qendrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Mitrovicë dhe Vushtrri e dënojnë një akt të tillë banditesk nga militantët e këtij subjekti, akt ky që nuk është i izoluar. Kërkojmë nga organet e rendit që t’i nxjerrin menjëherë para drejtësisë sulmuesit e gazetarit Gazmend Morina, në mënyrë që të ndalen aktet e tilla që cenojnë lirinë e shprehjes, dhe përgjegjësit të marrin dënimet e merituara. Gazetarit i urojmë shërim të shpejtë dhe forcë që ta tejkalojë këtë sfidë .     27 janar 2016 Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra Mitrovicë Qendra Vushtrri

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera