Norvegji: Tubim me bashkatdhetarët në Arendal dhe në Kristiand

30 Dec 2015
Dy marrëveshjet e dëmshme për Kosovën, “Zajednica” dhe demarkacioni me Malin e Zi, si dhe përndjekjet ndaj aktivistëve tanë, i kanë revoltuar edhe bashkatdhetarët e Norvegjisë. Me këtë rast Lëvizja VETËVENDOSJE! mbajti edhe dy tubime me bashkatdhetarët në qytetet Arendal dhe Kristiansand në Norvegji. Bashkatdhetarët u pajtuan që marrëveshjet e nënshkruara për krijimin e ''Zajednicës'' përbrenda Republikës se Kosovës, si dhe marrëveshja për demarkacionin më Republikën e Malit të Zi duhet të tërhiqen. Tani edhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, bashkatdhetarët shprehën mendimin që pushtetarët e papërgjegjshëm duhet të japin përgjegjësi para drejtësisë dhe popullit. Duke e parë urgjencën e veprimit kundër këtyre marrëveshjeve destruktive, bashkatdhetarët e pranishëm shprehën gatishmëri të plotë për veprim. Shumë pjesëmarrës në të dy tubimet u anëtarësuan në Lëvizje, me qëllim që këto marrëveshje dhe ky pushtet i dhunshëm të mposhten bashkërisht.     27 dhjetor 2015 Lëvizja VETËVENDOSJE! – Qendra Norvegji   Arendal_4 Arendal_5Krsitiansand_2Krsitiansand_5

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera