Besianë: 13 rrenat e Agim Veliut

30 Dec 2015
Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, në Besianë, sot ka zhvilluar një aksion simbolik në bredhin e  vendosur nga Komuna e udhëhequr nga Agim Veliu. Në aksionin "3 rrenat e Agim Veliut" u prezantuan 13 pretime të kryetarit Agim Veliu, të cilat nuk u realizuan për 2 vite qeverisje. 13-shi nuk lidhet vetëm me rrenat e Agimit, por edhe me 13 vite qeverisje të Agimëve, të Agim Veliut dhe Agim Kikajt.
  1. Punësimi? Rrenë!
  2. Krijimi i një zone ekonomike? Rrenë!
  3. Përkrahja e grave në biznes? Rrenë!
  4. Hapja e maternitetit? Rrenë!
  5. Ndërtimi i Qendrës së Kulturës? Rrenë!
  6. Qendra Emergjente? Rrenë!
  7. Stacioni i ri i autobusëve? Rrenë!
  8. Kolektori i ujërave të zeza? Rrenë
  9. Qendra sportive me fusha të hapura për tenis, basketboll dhe volejboll, në rrugën Skënderbeu? Rrenë!
  10. Pushimorja për fëmijët jetim në Orllan? Rrenë!
  11. Rregullimi i shtratit të lumit në të gjithë qytetin? Rrenë!
  12. Qendra për Hemodialize? Rrenë!
  13. Ndriçimi i rrugëve të qytetit? Rrenë!
    30 dhjetor 2015 Lëvizja VETËVENDOSJE! – Qendra Besianë 20151230_094524 20151230_094534 20151230_094544

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera