Norvegji: Bashkatdhetarët kundër “Zajednicës” dhe demarkacionit

07 Dec 2015
Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Norvegjisë mbajti tubim me bashkatdhetarët në Oslo, ku u diskutua mbi situatën politike në Kosovë, protestat e opozitës së bashkuar brenda dhe jashtë Kuvendit, si dhe ngjarjet e 28 nëntorit. Në këtë tubim u shpjeguan konkretisht marrëveshjet e 25 dhe 26 gushtit, si dhe marrëveshja paraprake e 19 prillit 2013 mes Kosovës dhe Serbisë. Bashkatdhetarët u shprehën kundër dhunës policore mbi opozitën, kundër represionit shtetëror ndaj atyre që po protestojnë për ta shpëtuar Kosovën nga këto marrëveshje të dëmshme. “Zajednica” dhe marrëveshja për demarkacion me Malin e Zi janë marrëveshje kriminale në dëm të Republikës së Kosovës. Të pranishmit në këtë tubim qenë të vendosur që këto marrëveshje duhet të tërhiqen urgjentisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Duke e parë urgjencën e veprimit kundër këtyre marrëveshjeve të dëmshme, bashkatdhetarët shprehën gatishmëri të plotë për veprim. Kundërshtimi i bashkatdhetarëve po rritet dita ditës edhe në Norvegji, dhe do të vazhdojë të rritet derisa të tërhiqen të gjitha marrëveshjet e dëmshme për Kosovën, dhe të arrihet e drejta e vetëvendosjes së jashtme dhe të brendshme ëpr popullin e Kosovës. 7 dhjetor 2015 Lëvizja VETËVENDOSJE! – Qendra e Norvegjisë 12351325_10207080620125167_1046718284_o 12351401_10207080617165093_88612492_o

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera