Qendra Austri: Për shtet sovran – kundër represionit ndaj opozitës  

04 Dec 2015
Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Austri njofton opinionin e gjerë në Austri dhe në Kosovë, se është kundër marrëveshjeve për “Zajednicën” dhe marrëveshjes për demarkacionin me Republikën e Malit të Zi. Dhuna e aparatit shtetëror kundër aktivistëve, në veçanti të Lëvizjes VETËVENDOSJE! është e papranueshme dhe e dënojmë këtë gjest të papërgjegjshëm dhe kriminal. Arrestimet dhe suspendimi i deputetëve, tentimi për shuarjen e zërit opozitar është veçori i qeverive autoritare, të korruptuara dhe klienteliste. Bastisja dhe shkatërrimi i zyrave të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, pa vendim gjykate, tregon se Policia e Kosovës, është instrumentalizuar nga klane politike, me logjiken e diktateve, me qëllim që të pamundësoj funksionimin normal të zërit opozitar. Përdorimi i dhunës, suspendimi i opozitës për të shuar zërin e qytetarëve, të shprehur përmes mbi 200.000 nënshkrimeve, tregon qartë mentalitetin mospërfillës të këtij pushteti mashtrues dhe manipulues. Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Austri, kërkon urgjentisht të lirohen të gjithë deputetët dhe aktivistët e burgosur. Diaspora si gjithnjë, përkrahë iniciativën për ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe angazhohet maksimalisht deri në arritjen e qëllimeve tona kombëtare.     4 dhjetor 2015 Lëvizja VETËVENDOSJE! – Qendra Austri          

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera