Qendra e Norvegjisë – Reagim ndaj dhunës policore dhe arrestimeve më 28 n

30 Nov 2015
Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Norvegji reagon ashpër ndaj dhunës së egër policore ndaj mbi 100 aktivistëve dhe arrestimit të tyre, ndër ta edhe aktivistin e deputetin Albin Kurti. Kjo qeveri e korruptuar totalitare e ka shndërruar Republikën në shtet policor, çka u dëshmua sërish me ndërhyrjen e dhunshme të mbi 1500 policëve të armatosur rende, në zyrat e Lëvizjes VETËVEVENDOSJE!, me qëllim të shtypjes së zërit opozitar. Ne si qytetar të një shteti demokratik si Norvegjia i shohim me indinjatë të thellë veprimet e egra të Qeverisë përmes policisë. Këto ndërhyrje të dhunshme janë të motivuara politikisht, dhe shkelin të drejtat më elementare njerëzore dhe parimet demokratike. Kjo Qeveri e korruptuar megjithatë nuk e ka gjatë! Sovrani do të kërkojë përgjegjësi! Republika e kapur nga kriminelët shumë shpejt do t’i rikthehet sovranit! 30 nëntor 2015 Lëvizja VETËVENDOSJE! – Qendra Norvegji

Të fundit

Komunikata Intervista Aksione Lajme tjera