E urojmë Kryetarin e ri të komunës veriore të Mitrovicës, Erden Atiqin!
Sot, Kryetari i ri i komunës veriore të Mitrovicës, Erden Atiq, ka dhënë betimin e tij që me nder, besnikëri dhe në mënyrë të paanshme do t’ju shërbejë qytetarëve të kësaj komune.
Erdeni njihet si qytetar besnik dhe punëtor i Republikës. Me aktivizmin e tij për vite me radhë ai ka dëshmuar se është i drejtë, që është me qytetarët, dhe për publikën. Me bindjen që qeverisja e tij do të jetë zhvillimore dhe gjithëpërfshirëse, e urojmë atë për pozitën e re, dhe i dëshirojmë punë të mbarë.
