28 03 2023

Homazhe në 24 vjetorin e Masakrës së Izbicës

Masakra e Izbicës është dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë, theksuan Kryeministri, Albin Kurti, dhe presidentja, Vjosa Osmani, në homazhet për 24 vjetorin e Masakrës së Izbicës ku u vranë 147 qytetarë dhe 6 janë ende të pagjetur.

“Jemi këtu të nderojmë dhe të përkujtojmë të vrarët nga regjimi fashist e gjenocidal i Millosheviçit, në Izbicë, 147 sosh gjithsej, 6 janë ende të pagjetur. Siç e tha edhe presidentja, ata janë rrëmbyer si shqiptarë të gjallë, e më pastaj, pas pushkatimit, janë rrëmbyer edhe kufomat, janë dërguar në Serbi dhe në fund janë zhvarrosur prej atje, por jo që të gjithë, meqenëse 6 nuk dihet ende se ku janë në Petrosello dhe i kanë sjellur këtu në atdheun e tyre në vendlindje. Sot është një ditë kur e nderojmë edhe kujtimin e Mustafë Dragajt, i mbijetuari i masakrës i cili pati dëshmuar kundër Sllobodan Millosheviqit, në Tribunalin e Hagës, dhe i cili fatkeqësisht ndërroi jetë në shtatorin e vitit të kaluar. Masakra e Izbicës ndodhet në aktakuzat e 6 krerëve të lartë shtetëror, politik, policor, ushtarak të Serbisë dhe është dëshmi e gjenocidit të Serbisë”, tha Kryeministri Kurti.

Kontribo