23 03 2023

Ligjëratë “Liria e punës dhe e drejta e votës te Kanti: Një rishqyrtim”

Në këtë 22 mars, në vizitën e tij në Kosovë, pedagogu dhe studiuesi nga “Duke University”, Gent Carrabregu mbajti ligjëratën mbi “Liria e punës dhe e drejta e votës te Kanti: Një rishqyrtim”.

Kjo ligjëratë e bazuar në punimin e tij mbi filozofin dhe filozofinë e tij të së drejtës, paraqiti një zonë të re të shqyrtimit mbi të drejtat civile e politike. Mbi marrëdhëniet e punës së lirë dhe lirive qytetare, e punës rrogëtare dhe qytetarisë republikane, e lirisë së ndërgjegjës, vetëpronësisë a vetëzotërimit e vetëvendosjes.

*

Gent Carrabregu mban gradën doktor shkence në Shkenca Politike nga Northwestern University (Illinois, SHBA) dhe aktualisht punon si hulumtues dhe pedagog në Duke University (Karolinë Veriore, SHBA). Interesimet e tij kërkimore kanë të bëjnë me filozofinë politike e morale të idealizmit gjerman, historinë e mendimit politik perëndimor, dhe teoritë bashkëkohore të demokracisë. Punimet shkencore dhe esetë e tij janë botuar në revista studimore ndërkombëtare si History of European Ideas, Constellations, Political Theory, dhe Theory & Event. Në shqip ka gjithashtu të botuara një numër shkrimesh të karakterit studimor e publicistik. Momentalisht po punon në përfundimin e një monografie studimore mbi veprën Der Streit der Fakultäten (Konflikti i Fakulteteve) të Imanuel Kantit dhe historinë efektive të saj në mendimin etiko-politik të Hegelit, Arendtit, dhe Habermasit.

Kontribo