24 04 2023

LVV fiton në Komunën Veriore të Mitrovicës dhe Leposaviq

Mbarëvajtja e zgjedhjeve në pjesën veriore të vendit tonë tregon për punën dhe ndryshimet pozitive në atë pjesë, për të cilat kemi folur shumë herë.

Shembullin e një organizimi të mirë e të suksesshëm e treguan KQZ-ja dhe policia e Kosovës, me mbështetjen e qytetarëve që morën pjesë në këtë proces zgjedhor.

Atmosfera e frikësimit dhe shantazhit prej Beogradit zyrtar ndikoi në pjesëmarrje më të ulët të qytetarëve të komunitetit serb në këto zgjedhje, por nuk mungoi kurajo dhe guximi për t’i denoncuar kërcënimet.

Si Lëvizje VETËVENDOSJE! i falënderojmë institucionet tona për punën që kanë bërë për të garantuar një proces të qetë e të mirëfilltë zgjedhor ku qytetarët patën mundësinë dhe lirinë ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.

Urojmë kandidatët fitues të këtyre zgjedhjeve, anëtarët tanë, Erden Atiq dhe Lulzim Hetemi.

Erden Atiq si Kryetar i komunës Veriore të Mitrovicës dhe Lulzim Hetemi si Kryetar i Leposaviqit, do të qeverisin drejt dhe mirë, pa bërë dallime e për të gjithë qytetarët.

Kontribo