25 03 2023

Mbledhje e përbashkët me drejtuesit e qendrave të LV, si dhe me kryetaret e qendrave të organizatës GVV

Lëvizja VETËVENDOSJE! mbajti sot mbledhjen e përbashkët me drejtuesit e qendrave të saj në Kosovë dhe Mërgatë, si dhe me kryetaret e qendrave të organizatës së Gruas për VETËVENDOSJE! (GVV).

Në këtë mbledhje morën pjesë Kryetari i Lëvizjes, njëherësh Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sekretari organizativ i LV-së, Alim Rama, koordinatori i qendrave, Valon Hoti, si dhe sekretarja organizative e organizatës së Gruas për VETËVENDOSJE! (GVV), Agnesa Kastrati.

Për situatën politike Kryeministri Kurti ka folur rreth aktualitetit politik në vendin tonë. Këtë javë Qeveria ka shënuar dy vjetorin e saj, me shumë të arritura, punë të përfunduara e një mori sosh në progres e sipër.

Ai para përfaqësuesve të qendrave numëroi në hollësi të arriturat e Qeverisë sipas fushave e ministrive përgjatë këtyre dy viteve qeverisje.

Çështjet organizative gjithashtu janë trajtuar nga drejtuesit e qendrave dhe drejtueset e GVV-ve në qendra, me ç’rast është theksuar rëndësia e bashkërendimit organizativ në mes të strukturave organizative të LV-së dhe organizatës të saj, GVV-së.

Aktivitetet e realizuara përgjatë muajit mars nga qendrat e GVV-së si dhe raportet e punës nga qendrat të muajve janar dhe shkurt janë diskutuar po ashtu përgjatë këtij takimi.

Lëvizja që është duke qeverisur me vendin për dy vite ka dëshmuar se Republika e Kosovës mund të qeveriset ndershëm, pa krim e korrupsion dhe mund të punojë për shtresat që kanë nevojë më së shumti. Qeverisja e mirë dhe e ndershme së bashku me organizatën e gjerë e strukturat dinamike në terren do të jenë binaret kah do të lëviz Lëvizja. Këto dy vite të suksesshme nuk ishin të lehta, andaj javëve, muajve e viteve në vijim na presin punë edhe më të mëdha si organizatë në mënyrë që sukseset të shumëfishohen.

Kontribo