06 05 2023

Mbledhje me qendrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Lëvizja VETËVENDOSJE! mbajti sot mbledhjen e përbashkët me drejtuesit e qendrave të saj në Kosovë dhe Mërgatë, si dhe me kryetarët e qendrave të organizatës së Rinisë për VETËVENDOSJE! (RVV).

Në këtë mbledhje morën pjesë Kryetari i Lëvizjes, njëherësh Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Sekretari Organizativ i LV-së, Alim Rama, Koordinatori i Qendrave, Valon Hoti, si dhe Kryetari i Organizatës së Rinisë për VETËVENDOSJE! (RVV), Behar Jashari.

Për situatën politike Kryeministri Kurti ka folur rreth aktualitetit politik në vendin tonë. Gjithashtu drejtuesit e qendrave u njoftuan dhe debatuan mbi ecurinë e procesit të dialogut dhe zhvillimet e fundit me të.

Çështjet organizative gjithashtu janë trajtuar nga drejtuesit e qendrave me ç’rast është theksuar rëndësia e bashkërendimit organizativ në mes të strukturave organizative të LV-së dhe organizatës së saj, RVV-së.

Aktivitetet e realizuara përgjatë këtyre muajve nga qendrat e RVV-së, raportet e punës nga qendrat për muajin prill dhe vizitat regjionale në qendra, janë diskutuar po ashtu përgjatë këtij takimi.

Kontribo