30 03 2023

Mbrëmje e poezisë feministe!

Sot, në njërën prej librarive të kryeqytetit, organizata Gratë për VETËVENDOJE! mbajti një mbrëmje poetike.

Në kuadër të aktiviteteve që u zhvilluan këtë muaj nën moton “Marsi sjell pranverën GRATË BARAZINË” kjo natë iu kushtua poezisë feministe.

Mes artisteve dhe aktivistëve paneli i përbërë nga Vlora Merovci, Krenar Zejno, Alma Bektashi, Suela Bako, Rebeka Qena, Shkelzen Veseli dhe Liridona Kelani lexuan dhe komentuan poezi që për subjekt kishin përpjekjen dhe luftën e grave për të drejta dhe barazi.

Poezia nuk është luks, ajo ju takon të gjithëve dhe zhvillohet kudo, në lagje, në komunitet, në rrugë. Poezia të gjithëve na jep forcë dhe kurajo për të parë, për të ndier, për të folur dhe për të guxuar, thotë Audre Lorde. Në linjë me këtë, poezia na shërben për t’u bashkuar e na thërret në solidaritet me njëra tjetrën.

Mbrëmja vazhdoi me bashkëbisedim mes të pranishmëve shoqëruar me një koktej rasti.

Kontribo