08 03 2010

Përtej imagjinatës

Në intervistën e fundit dhënë gazetares dhe shkrimtares shqiptare, Rudina Xhungës, Albin Kurti, ndër të tjera tha edhe këtë: “Çështja e bashkimit kombëtar është në zemrën e çdo shqiptari, mirëpo ajo duhet të ndodhet edhe në mendjet e tyre”. Kjo do të thotë, se çështja e bashkimit të shqiptarëve, ndonëse është vullnet dhe dëshirë e madhe historike gjithëshqiptare, prapëseprapë ajo mbetet, për shumëkënd, si diçka që s’mund të përthekohet me mend, domethënë si diçka që s’mund të arrihet kurrsesi! Përfundimi i mësipërm më bëri të mendoj jo vetëm mbi shkaqet e krijimit të një mendësie të tillë por edhe mbi pasojat e kësaj mendësie.

Janë një mori faktorësh që kanë ndikuar dhe po vazhdojnë të ndikojnë, që shqiptarët ta ndiejnë veten inferiorë, të paaftë dhe të pafuqishëm ndaj të tjerëve. Është ushtruar dhe po vazhdon të ushtrohet terror mediatik e psikologjik mbi ne, duke na thënë, gjithnjë përmes gojës së argatëve që i kanë gjetur në mesin tonë, se, “ne nuk jemi çliruar vetë”; “ata na kanë shpëtuar, pa ndihmën e tyre ne do të ishim akoma nën Serbi”; “nuk bënë t’ia kthesh fjalën Amerikës, e besa as Evropës”; “shihe Palestinën se çfarë po heqë”; “shihe atë e shihe këtë”; “a e dini si kemi qenë e si jemi tani”; e të tjera si këto, përmes të cilave u është mbushur mendja shumë njerëzve se, pavarësisht dëshirës dhe të drejtës sonë, të tjerët do të vendosin, dhe jo vetëm se do të vendosin, por madje edhe kanë të drejtë të vendosin për ne, e kështu me radhë! Mendoj se përfundimisht, s’është e tepërt të thuhet, ka ardhur koha që të hiqet dorë njëherë e mirë nga një mendësi e tillë vetëzhvlerësuese, gjithsesi me pasoja serioze për vetëdijet tonë. Vetëzhvlerësimi është kushti i parë që të siguron dështimin e sigurt në çdo nisëm sado e realizueshme që do të mund të jetë.

Më bëri shumë përshtypje një arkitekt, siç po thuhet tani, i inxhinierisë ekstreme, i cili, kur u fut për herë të parë në objektin që kishte projektuar vetë, i mahnitur nga pamja e tij madhështore dhe e jashtëzakonshme, tha: Kurrë s’kam besuar se do të mund të realizohet një ndërtesë e tillë

Kontribo