14 09 2019

Fjolla Ujkani

Fjolla Ujkani është e lindur më 13 maj 1997, në fshatin Reznik, Komuna e Vushtrrisë. Shkollimin fillor e ka përfunduar në vendlindje, ndërsa atë të mesëm të lartë në Gjimnazin “Eqrem Çabej” në Vushtrri. Ka mbaruar studimet në nivelin Bachelor, Shkenca Politike, në Universitetin e Prishtinës. Vazhdon studimet pasuniversitare në drejtimin Administratë Publike-Diplomaci, në universitetin AAB.

Nga viti 2017 ka qenë anëtare e Kuvendit Komunal në Vushtrri nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Në vitin 2019, ajo zgjedhet deputete për herë  të  parë në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ku edhe u angazhua si anëtare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur, dhe Peticione.

Fjolla si kandidate për deputete synon të angazhohet kryesisht në çështjet e grave dhe të rinisë.

Kontribo

LAJMËT E FUNDIT

14 09 2019

Fatmir Humolli

Fatmir Humolli u lind më 11 prill 1965. Ai që nga mosha e re u angazhua për çështjet politike në vend. Në moshën 18 vjeçare është arrestuar dhe u dënua me 3 vite e 6 muaj burg, për shkak të angazhimit të tij kundër regjimit serb. Pas lirimit, vazhdoi intensivisht punën për çlirim të vendit, duke organizuar dhe drejtuar demonstratat që nga viti 1989. Më 1993 ai kaloi në ilegalitet të thellë duke vazhduar aktivitetet në Tiranë, ku një vit më vonë u zgjodh përfaqësues i zyrës së Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës. Në vitin 1997, u zgjodh përgjegjës ushtarak i LKÇK-së dhe në vitin 2003 kryetar i LKÇK-së.

Në vitin 2007, z. Humolli dha dorëheqje nga LKÇK. Në vitin 2013 iu bashkua AAK-së duke dashur të kontribuojë në fuqizimin e vijës kombëtare brenda Aleancës. Ndërsa në vitin 2018, pas pranimit te Demarkacionit nga AAK-ja, ai dha dorëheqje nga kjo parti.

Pas përpjekjeve për formimin e një partie të re bashkë me disa shokë, ai e gjeti veten në programin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ku dhe i bashkohet listës së Lëvizjes në zgjedhjet e vitit 2019.

Fatmir është kandidat për deputet në listën e Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Kontribo

LAJMËT E FUNDIT

14 09 2019

Dimal Basha

Dimal Basha e përfundoi shkollimin e lartë në “John Jay College of Criminal Justicene”, New York, ku ka diplomuar me vlerësimin Bachelors Summa Cum Laude në drejtimin “E Drejta Penale Ndërkombëtare”. Ai gjithashtu ka mbaruar studimet e nivelit Master në fushën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, drejtimi “Konflikt dhe Siguri”, në Universitetin “The New School University”.

Ka përvojë të gjatë menaxheriale, të cilën e ka ushtruar në Angli, Zvicër dhe New York, ShBA.

Në legjislaturën e fundit ka qenë deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku ka përfaqësuar Lëvizjen VETËVENDOSJE! si anëtar në Komisionin për Legjislacion dhe në Komisionin për Mbikëqyrjen e AKI-së.

Ai ka gjithashtu përvojë pune me zyrën e Kongresmenit Eliot Engel, si dhe përvojë profesionale si Analist i të Dhënave Kualitative në Gjykatën Federale në ShBA.

Qëllimi i tij është perfaqësimi i dinjitetshëm i qytetarit, ku objektivi kryesor do të jetë avancimi i politikave zhvillimore dhe luftimi i krimit dhe korrupsionit.

Kontribo

LAJMËT E FUNDIT

14 09 2019

Fitim Haziri

Fitim Haziri është i lindur më 7 mars 1982, në Besianë. Ka përfunduar studimet në Universitetin e Shkencave dhe Teknologjisë në Sana’a, drejtimin e Stomatologjisë.

Ka punuar si stomatolog dhe drejtor në kliniken dentare “Avicena Dent”. Ka qenë pjesëmarrës aktiv në shoqërinë civile në Besianë, që nga viti 2000.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2017, Fitimi u zgjodh Këshilltar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, në Kuvendin Komunal të Besianës, si dhe ishte Kryesues i Grupit të Këshilltarëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Fitimi ka qenë edhe Anëtar i Kryesisë së Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Besianë.

Ai është zgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës, në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, ku ka qenë i angazhuar si anëtar i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale. Është i martuar, dhe ka katër fëmijë.

Kontribo

LAJMËT E FUNDIT

14 09 2019

Shqipe Metaj Isufi

Shqipe Metaj-Isufi u lind në tetor të vitit 1976 në Prishtinë. Shkollën  fillore dhe të mesme i ka mbaruar në Lipjan.

Studimet bazike dhe ato pasuniversitare i ka përfunduar në Universitetin Shtetëror të Tetovës, dega Gjuhë dhe Letërsi Angleze, ku edhe mori titullin Magjistër i Letërsisë Angleze. Punën si mësimdhënëse e ka filluar në vitin 1997.

Ka ligjëruar në Kolegjin Universitar AAB për pesë vite dhe poashtu ka ligjëruar për dhjetë vite në shkollën private të gjuhëve të huaja Lindastar. Aktualisht punon pranë Gjimnazit të Shkencave të Natyrës “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj

Përveç mësimdhënies, ajo vazhdon angazhimin e saj në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, ku aktualisht është nënkryetare e dytë e Qendrës në Ferizaj.

Shqipja kandidon për deputete të Kuvendit të Kosovës, ashtu që të mund të jap kontribut profesional, në sistemin arsimor dhe në çështjet që kanë të bëjnë me të drejtat e grave dhe barazinë gjinore.

Ajo jeton në Ferizaj, është e martuar dhe ka tre fëmijë.

Kontribo

LAJMËT E FUNDIT

14 09 2019

Enver Dugolli

Enver Dugolli u lind më 27 janar 1963, në Nekoc të Drenicës. Shkollimin fillor dhe të mesëm i kreu në vendlindje, ndërsa studimet universitare i kreu në Fakultetin Filozofik në Universitetin e Prishtinës, ku i kreu gjithashtu studimet e nivelit Master në Sociologji.

Ka qenë i burgosur politik dy herë, një herë në vitin 1981 dhe pastaj në vitin 1997. Në burgje të ndryshme i kaloi mbi 10 vite burg. Nga burgosja e dytë u lirua në vitin 2001.

Ka shërbyer në Trupat e Mbrojtjes së Kosovës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, ku kreu detyra të rëndësishme ushtarake dhe u dekorua me gradën Kolonel. U pensionua nga detyra e Atasheut Ushtarak në Tiranë me gradë Gjeneral Brigade në Pension.

Në vitin 2018 u bë anëtar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, dhe anëtar i Këshillit te Përgjithshëm. Gjithashtu është anëtar i Komitetit Profesional për Mbrojtje në Lëvizjen VETËVENDOSJE!

Në vitin 2020 shërbeu si Zëvendës Ministër i Ministrisë së Mbrojtjes në Qeverinë Kurti.

Është autor i librit “QARK I (PA)MBYLLUR BURGJESH”, i botuar në vitin 2019.

Është i martuar dhe ka tre fëmijë.

Kontribo

LAJMËT E FUNDIT

14 09 2019

Mirlinda Tishukaj Sadiku

Mirlinda Tishukaj – Sadiku është lindur në Isniq, Komuna e Deçanit më 19 shkurt 1976.

Shkollën fillore dhe të mesme i perfundoi në Deçan, Gjimnazi “Vëllezerit Frashëri”, ndërkaq nga viti 1994 filloi studimet pranë Universitetit të Prishtinës në drejtimin e Fakultetit të Kulturës Fizike, ku në vitin 1998 u shpall studente e dalluar dhe perfitoi bursë nga po ky universitet. Në maj të vitit 2000 u diplomua. Gjatë viteve 1999-2006 punoi si përthyese e gjuhës serbo-kroate dhe angleze në Stacionin Policor të Vitisë.

Që nga viti 2001 vazhdon të punojë si profesoreshë në shkollën e mesme profesionale “Jonuz Zejnullahu” në Viti. Në vitin 2013 e mori titullin e Master në Kulturë Fizike dhe Sport. Poashtu, nga viti 2013 është asambleiste e Kuvendit Komunal të Vitisë, ku vazhdon të shërbejë mandatin e saj të dytë.

Është e martuar dhe nënë e një fëmije.

Kontribo

LAJMËT E FUNDIT

14 09 2019

Arjeta Fejza

Arjeta Fejza është e lindur më 12 prill të vitit 1992, në Mitrovicë. Ajo ka përfunduar studimet themelore dhe ato të nivelit Master në fushën e Filozofisë në Fakultetin Filozofik, në Universitetin e Prishtinës.

Që nga viti 2017 ligjëron lëndën e Filozofisë dhe Logjikës, në Gjimnazin ‘’Frang Bardhi’’, në Mitrovicë. Vazhdimisht ka qenë e angazhuar në projekte të ndryshme si ligjëruese në tema nga fusha e filozofisë. Aktualisht, është anëtare e Kryesisë në Shoqatën e Filozofëve të Kosovës..

Angazhimin politik në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, Arjeta e ka filluar në vitin 2011. Në Qendrën e Lëvizjes në Mitrovicë, ku edhe angazhohet, është anëtare e Kryesisë dhe Drejtuese e Sekretariatit për Emancipim Politik.

Kontribo

LAJMËT E FUNDIT

14 09 2019

Agon Batusha

Agon Batusha është i lindur në Gjakovë me 11 shkurt 1993. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Gjakovë. Në vitin 2015 ka mbaruar studimet për Integrime Evropiane. Vazhdon studimet postdiplomike në Shkenca Politike pranë Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.  Është pjesë e rrjetit të Shkollës Politike të “Friedrich Ebert Stiftung”. Ka marrë pjesë në trajnimin ballkanik të FES-it për “Politikanët Premtues”.

Në vitin 2010 deri në vitin 2011 ishte kryetar i nxënësve të komunës së Gjakovës. Nga viti 2011-2013 u angazhua si koordinator i projekteve në OJQ-në Këshilli Rinor Kosovar (KYC) në Prishtinë, përmes së cilës ka koordinuar projekte me organizata ndërkombëtare si: GIZ, Banka Botërore, Save the Children, UNICEF, si dhe ka qenë bashkëpunëtor i shumë organizatave nacionale dhe lokale në promovimin dhe zhvillimin e politikave rinore dhe ambientale.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2013 zgjidhet asambleist në komunën e Gjakovës nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Në vitin 2017 rizgjedhet asambleist dhe ushtron funksionin, shef i Grupit Kuvendarë të LVV-së në Gjakovë. Në 2018 zgjedhet Kryetar i Qendrës së Lëvizjes në Gjakovë.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2019, u zgjodh deputet nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Si deputet i legjislaturës së VII-të të Kuvendit të Republikës ishte anëtar i Komisionit për Administrat Publike, Pushtet Lokal, Zhvillim Rajonal dhe Media, dhe kryetar i Grupit jo-formal të Deputetëve të Rinjë të Kuvendit të Kosovës.

Kontribo

LAJMËT E FUNDIT

14 09 2019

Enver Haliti

Enver Haliti u lind më 20 janar 1977 në Ferizaj. Studimet bazike i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, në Fakultetin Ekonomik. Ndërsa, ato të nivelit Master i ka vijuar në Universitetin e Europës Juglindore në Tetovë, drejtimi Menaxhment. Ai flet dy gjuhë të huaja, frëngjisht dhe anglisht.

Në vitin 1999 iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Brigadën 138 “Agim Ramadani”, Zona Operative e Dukagjinit. Enver Haliti prej më shumë se 15 vitesh është aktiv në jetën politike, ku ka mbajtur pozita të ndryshme udhëheqëse partiake dhe në institucione publike lokale, ekzekutive dhe legjislative. Në vitin 2014 ka udhëhequr me Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport, pastaj Drejtorinë për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm në Ferizaj, ndërsa në vitin 2016 është bërë pjesë e Asamblesë Komunale në Ferizaj.

Ai iu bashkua Lëvizjes VETËVENDOSJE! në qershor të vitit 2017. Në zgjedhjet komunale të po atij viti, Enver Haliti ishte bartës i listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ndërsa gjatë këtij mandati ai u zgjodh edhe kryesues i Grupit të Asambleistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Asamblenë Komunale të Ferizajt.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2019, Enver Haliti u zgjodh deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në legjislaturën e VII.

Aktualisht, Enveri është Nënkryetar i parë i Qendrës së LVV-së në Ferizaj dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm.

Ai është i martuar dhe ka katër fëmijë.

Kontribo

LAJMËT E FUNDIT

14 09 2019

Arta Bajralija

Arta Bajralija u lind më 12 prill 1991 në Dardanë. Ajo ka mbaruar studimet në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Ekonomik, në degën Banka, Financa dhe Kontabilitet. Më pas, ka vazhduar studimet e nivelit Master në po të njëjtin drejtim ku në vitin 2019 ka mbrojtur tezën e Masterit me titull “Faktorët që ndikojnë në portofolin optimal të letrave me vlerë të qeverisë – rast studimi: Kosova dhe Shqipëria”.

Gjatë viteve 2015-2016 ka punuar si kontabiliste në sektorin privat, ndërsa në vitet 2017-2019 ka punuar si financiere në një ndërmarrje private në Gjilan. Gjatë periudhës 2020-2021 ka qenë deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Kontribo

LAJMËT E FUNDIT

14 09 2019

Gazmend Gjyshinca

Gazmend Gjyshinca është lindur dhe rritur në Vushtrri. Është në përfundim të Magjistraturës në Institutin e Bashkimit Evropian në kuadër të Universitetit Marmara në Stamboll, me fushë të studimeve Politika të BE-së dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare. Gazmendi është njohës i gjuhës angleze dhe turke, poashtu zotëron njohuri bazike të gjuhës frënge.

Për vite ka qenë i angazhuar si aktivist i shoqërisë civile në Kosovë dhe rajon. Në të kaluarën ka punuar si hulumtues dhe asistent i projekteve në Grupin për Studime Juridike dhe Politike- GLPS në Prishtinë, si dhe ka qenë anëtar i Asociacionit Ndërkombëtar të Studentëve të Shkencave Politike- IAPSS. Në nivel lokal ka qenë i përfshirë në projektin për ruajtjen dhe rigjallërimin e Kalasë së Vushtrrisë.

Ai poashtu ka marrë pjesë në vizita studimore dhe përvoja pune në institucione si: Universiteti i Parisit-Sorbonës, Universiteti i Gothenburgut, Parlamenti Evropian në Bruksel, Qeveria e Turqisë, si dhe në Kuvendin e Kosovës.

Në qershor të vitit 2019 është pranuar në programin akademik Caux Scholars Program në Zvicër dhe drejtimi që po ndjekë quhet “Conflict Transformation and Peacebuilding”. Aktualisht ai po kandidon si deputet i Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Është zgjedhur deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës në legjislaturen e VII. Gjatë këtij mandati ka qenë anëtar në dy  komisione, atë për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe në Komisionin për Integrim Evropian.

Kontribo

LAJMËT E FUNDIT

14 09 2019

Nijazi Isaku

Nijazi Isaku u lind më 22 nëntor 1981, në Viti. Ka kryer Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës. Vijoi studimet postdiplomike në drejtimin Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Fakultetin Juridik në Universitetin “Hasan Prishtina”. Ai punon në Ndërmarrjen Publike Banesore Sh.A., Prishtinë, në pozitën e Sekretarit Korporativ, që nga viti 2014.

Angazhimin politik në Lëvizjen VETËVENDOSJE! e ka që prej themelimit të saj, nga viti 2005. Ka qenë Sekretar Organizativ i Qendrës për një mandat, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm për dy mandate. Tani është zgjedhur Kryetar i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Viti. Ai poashtu është zgjedhur si asambleist i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kuvendin Komunal të Vitisë në zgjedhjet 2017.

Ai është i martuar dhe ka tre fëmijë.

Kontribo

LAJMËT E FUNDIT

14 09 2019

Besim Muzaqi

Besim Muzaqi u lind më 5 dhjetor 1979. Shkollimin fillor dhe të mesëm i mbaroi në Vushtrri, ndërsa Fakultetin e Farmacisë në Universitetin e Prishtinës. Magjistraturën e dytë e mbaroi në vitin 2014 në Inxhinieri dhe Teknologji Ushqimore. Ai shërbeu si kryetar i Shoqatës Farmaceutike të Kosovës për një mandat, si dhe ishte Gjyqtar në Gjykatën e Nderit të Odës së Farmacistëve të Kosovës dhe anëtar i Keshillit të Federatës Ndërkombëtare Farmaceutike. Muzaqi ishte gjithashtu një anëtar aktiv i “Europian Associaton of Hospital Pharmacists” dhe anëtar i shumë forumeve e komisioneve ndërkombëtare profesionale.

Në Lëvizjen VETËVENDOSJE! është  aktivist që nga viti 2010. Gjatë angazhimi të tij në LVV ai ka kryer funksione si aktivist, si anëtar i kryesisë, koordinator i Qendrës, e deri te pozita që e mbanë sot, gjegjësisht Kryetar i Qendrës së LVV-së në Vushtrri.

Besim Muzaqi aktualisht është nënkryetar i Komunës së Vushtrrisë, ku me përkushtim ka implementuar politika dhe zotime të Lëvizjes, duke ndikuar drejtpërdrejtë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të kësaj komune.

Besimi si pjesë e Komitetit për Shëndetësi në LVV ka dhënë kontribut të çmuar në hartimin e Programit Qeverisës të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Kontribo

LAJMËT E FUNDIT

14 09 2019

Labinotë Demi Murtezi

Labinotë Demi Murtezi u lind më 6 janar 1982 në Gjilan. Studimet i ka përfunduar për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Universitetin e Prishtinës.

Gjatë kohës së studimeve është marrë me gazetari dhe hulumtime të ndryshme të organizuara nga OJQ të huaja dhe vendore, dhe poashtu ka qenë Koordinatore e projektit anglez “Euro Menagement Training and Educational Center” për dy vite me radhë. Këshilltare në Kuvendin Komunal të Gjilanit, drejtoreshë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, punëtore e Spitalit Regjional në Gjilan, si dhe Deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës në Legjislaturën e V dhe të VII.

Në legjislaturen e fundit ka qenë anëtare e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhe Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit “COVID-19” nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Vazhdon të jetë aktive për kauzat gjinore dhe problemet e shumta sociale e në veçanti ato që kanë të bëjnë me fushën e shëndetësisë dhe mirëqenies sociale.

Është e martuar dhe ka tre fëmijë.

Kontribo

LAJMËT E FUNDIT

14 09 2019

Gani Krasniqi

Gani Krasniqi u lind më 23.11.1950 në Carrallukë të Malishevës. Është veprimtar i shquar atdhetar.
Ka të përfunduar Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës.
Ganiu vjen nga familje dëshmoresh që luftuan për çlirimin e atdheut.
Ai u angazhua qysh herët në Lëvizjen çlirimtare në Llapushë dhe gjithë Kosovën, dhe ishte pjesëmarrës i ngjarjeve të pranverës së vitit 1981, si dhe veprimtar i dalluar në lëvizjen e padhunshme të viteve ’90. Ai u zgjodh deputet në zgjedhjet e para për Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe ishte promotor i Këshillit të Financimit dhe Këshillit të Emergjencës për Malishevën dhe gjithë Kosovën. Ai është një nga themeluesit dhe drejtues shumëvjeçar i Shoqatës së Ish të Burgosurve Politikë, si dhe një nga themeluesit dhe drejtuesit e UÇK-së për Llapushë dhe gjithë
Kosovën. Ai shërbeu si udhëheqës i administratës civile në territorin e lirë në Llapushë e Kosovë. Ndërkaq gjatë periudhës 2000-2007 shërbeu si kryetar i komunës së Malishevës.

Gjatë viteve 1981-1998, Gani Krasniqi ishte aktiv me pjesëmarrje në shumë ngjarje politike në Kosovë. Por, ideali i tij jetësor, që ka përkufizuar gjithë veprimtarinë e tij atdhetare, ishte liria e Kosovës dhe bashkimi i trojeve të copëtuara shqiptare. Ideal qytetar e intelektual i tij është liria dhe Bashkimi Kombëtar.

Kontribo

LAJMËT E FUNDIT

14 09 2019

Glauk Konjufca

Glauk Konjufca është lindur në korrik të vitit 1981, në Prishtinë. Ka përfunduar studimet e Filozofisë në Fakultetin Filozofik, në Universitetin e Prishtinës.

Është aktivizuar në Lëvizjen VETËVENDOSJE! që në fillimet e saj. Është studiues i filozofisë dhe ndërmjet shumë shkrimeve në këtë fushë, ka botuar librin “Huti i minervës fluturon në muzg G.W.F. Hegel”. Në vitin 2010 u zgjedh deputet i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në legjislaturën e IV-të të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Në vitin 2011-2014 ishte nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Në vitin 2014 u zgjedh deputet dhe u emërua si shef i Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Në të njejtin vit ai u emërua si Nënkryetar i Kuvendit deri me 12 mars 2015. Në legjislaturën e V-të ishte zv. Kryetar i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukrurë, Tregti dhe Industri në Kuvendin e Kosovës. Në legjislaturën e VI-të ai u zgjedh Kryetar i Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, dhe ishte anëtar i Komisionit për Zhvillim Ekonomik dhe Komisionit për Punë të Jashtme.

Në zgjedhjet e tetorit të vitit 2019, z. Konjufca u zgjedh deputet dhe me 26 dhjetor të po atij viti ai u propozua dhe u zgjedh Kryetar i Kuvendit të Kosovës deri me 3 shkurt 2020. Me formimin e Qeverisë Kurti, Glauk Konjufca emërohet si Ministër në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës deri në qershor të vitit 2020.

Është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Kontribo

LAJMËT E FUNDIT

14 09 2019

Fatmire Kollçaku

Fatmire Mulhaxha Kollçaku ka përfunduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë dhe Specializimin në fushën e Epidemiologjisë. Ka vijuar studimet post-diplomike për Menaxhment Shëndetësor, në kuadër të Agjencionit Evropian në partneritet me Universitetin e Prishtinës. Karrierën si mjeke e ka filluar në organizatën “Nënë Terezë”, në Prishtinë.

Në mesin e shumë trajnimeve të kryera janë edhe “Médicins Sans Frontièrs (Mjekët pa Kufij) – Trajnim mbi kujdesin psikologjik post traumatik”, “Forcimi i Kapaciteteve në Ministrinë e Shëndetësisë, Kosovë” dhe “Trajnimin për Menaxhimin e Programit/DFID 2005- 2006. Ajo ka vijuar “Shkollën Rajonale Verore mbi Sigurimet Shoqërore 2006”. Në kuadër të programit “Hope Fellowship” ajo ka kryer trajnimin dhe vizitën studimore në Washington: “Leadership Study Tour 2007″. Ka kryer trajnimin për Epidemiologji në Athinë, në kuadër të edukimit të vazhdueshëm profesional. Ka marrë pjesë në mbi dhjetë konferenca shkencore dhe kongrese, si autore dhe koautore me punime shkencore.

Deputete në Kuvendin e Kosovës gjatë legjislaturës 2004-2007, 2017-2019 dhe 2019-2021. Gjatë mandatit të pare ka udhëhequr Komisionin Parlamentar për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale. Në legjislaturën e VI-të, ishte anëtare e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale dhe Komisionit për Integrime Europiane. Ishte bashkëkryesuese e Komisionit Joformal të Deputetëve të Gjelbër. Në legjislaturën e fundit ajo e ka kryesuar Komisionin Parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes dhe ka qenë anëtare e Komisionit pë Punë të Jashtme dhe Disaporë.

Nga viti 2000 ajo vazhdon të jetë e angazhuar në kuadër të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Gjatë aktivitetit të saj 19 vjeçar në politikë, ka qenë e angazhuar në veçanti në sektorin e shëndetësisë dhe mirëqenies sociale.

Aktualisht znj. Kollçaku është Nënkryetare e Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Kontribo

LAJMËT E FUNDIT

14 09 2019

Fitore Pacolli

Fitore Pacolli është kandidate për doktoraturë në Universitetin e Gracit, Austri, në programin “Ligji dhe Politika”. Studimet master i ka përfunduar në London School of Economics (LSE), Londër, drejtimi “Politika dhe qeverisja e Bashkimit Evropian”. Kurse studimet bachelor i ka përfunduar në London Metropolitan University, Londër, drejtimi “Politikë dhe marrëdhënie ndërkombëtare”, si dhe në Universitetin e Prishtinës, drejtimi “Gjuhë dhe Letërsi Angleze”.

Në mandatin e parë të udhëheqjes së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prishtinë ka kryer detyrën e Shefes së Kabinetit të Kryetarit. Gjatë qëndrimit të saj në Londër ka qenë e angazhuar në zgjedhjet parlamentare në Britani, hulumtuese në International Diplomatic and Business Exchange si dhe aktiviste në Amnesty International UK. Ka 11 vite përvojë pune në mësimdhënie në kolegje dhe institucione edukative.

Gjatë periudhës 2017-2019 dhe 2019-2021 ka qenë deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Përgjatë legjislaturës së fundit, znj. Pacolli ka qenë zëvendëskryetare e parë e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe anëtare e Komisionit për Integrim Evropian. Si dhe e ka udhëhequr Asamblenë Parlamentare të SEECP-së, Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore.

Fitore Pacolli është Nënkryetare e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prishtinë dhe anëtare e Kryesisë së Lëvizjes.  

Kontribo

LAJMËT E FUNDIT

14 09 2019

Tinka Kurti

Tinka Kurti është anëtare e Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Ajo u lind  në vitin 1989, në Gjakovë. Ka përfunduar studimet për Gazetari në Fakultetin Filologjik në Universitetin e Prishtinës.

Nga viti 2008 ajo ka punuar si gazetare në disa prej mediave të Kosovës, përfshirë televizionin nacional KTV, rrjetin e gazetarisë hulumtuese BIRN (gazeta “Jeta në Kosovë”) dhe në organizatën ÇOHU. Znj. Kurti me një ndjeshmëri të madhe ka shkruar për varfërinë e pabarazinë. Ka botuar disa shkrime autoriale rreth të drejtave të punëtorëve, barazisë sociale dhe skandaleve politike. Ndër të tjera, ajo është edhe autore e disa shkrimeve letrare. Shkrimet e saj janë pjesë e angazhimit dhe aktivizmit politik. 

Si aktiviste e Lëvizjes VETËVENDOSJE! ajo ka udhëhequr për një kohë Sekretariatin për Media dhe Komunikim. Vitin e fundit ka jetuar në Vjenë të Austrisë prej nga dëshiron t’i sjellë si ide projektet më të dobishme për jetën e qytetarëve. 

Tinka është nënë e një vogëlushi dhe është e martuar.

Kontribo

LAJMËT E FUNDIT

13 09 2019

Arbëreshë Kryeziu Hyseni

Arbëreshë Kryeziu – Hyseni u lind më 24 maj 1989 në Gjilan. Ka studiuar për Gazetari në Fakultetin Filologjik, Universiteti i Prishtinës.

Bursiste në Universitetin e Gentit të Belgjikës, ku edhe i ka përfunduar studimet e Gazetarisë. Pjesë e mediave një kohë, duke qenë më pas pjesë e shoqërisë civile. Tani anëtare e Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan, delegate e Këshillit të Qendrës dhe atij në nivel qendror, si dhe udhëheqëse e Sekretariatit për Media dhe Komunikim. Gjithashtu, Arbëresha ka qenë asambleiste aktive e Kuvendit Komunal në Gjilan.

Në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit 2019, ajo u zgjodh deputete e Kuvendit të Kosovës. Gjatë kësaj legjislature ajo ishte anëtare e Komisionit për Integrim Evropian, anëtare e Komisionit për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media, dhe anëtare e Komisionit Parlamentar për MSA-në.

Arbëresha është e martuar dhe nënë e një fëmije.

Kontribo

LAJMËT E FUNDIT