12 09 2019

29 11 2018

Xhelal Sveçla

Xhelal Sveçla i diplomuar për Stomatologji në Universitetin e Tiranës, i nisi studimet fillimisht në Prishtinë gjatë viteve 1990. Aktivizmin e tij politik e filloi si një ndër organizatorët e protestave studentore kundër regjimit serb, si zyrtar ekzekutiv në Unionin e Pavarur të Studentëve, në Komisionin e Mjekësisë. Në vitin 1998 iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në planin profesional mjekësor ai punoi pranë organizatave dhe shoqërisë civile, në Prishtinë dhe Tiranë, si Koordinator në International Medical Corps Tirana, dhe Drejtor Nacional në “SOS Kinderdorf International”, kryesisht me përgjegjësinë e përkujdesjes për fëmijët në nevojë. Në vitin 2003 u angazhua në Rrjetin e Aksionit për Kosovën (KAN), që synonte ndryshime shoqërore dhe qytetari aktive.

Ai u emërua si Drejtor i Drejtorisë së Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, ku pati si detyrë vendosjen dhe respektimin e ligjshmërisë në Komunën e Prishtinës. I cili u përqendrua në cilësimin e përgjegjësisë në punë, trajnimin e stafit dhe krijimin e kushteve të duhura për zbatimin e detyrave në këtë drejtori.

Si deputet i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, në legjislaturën e VI-të, ka qenë zëvendëskryetar i Komisionit për Komunitete e më pas kryesues. Anëtar i Komisionit për Punë të Brendshme dhe Kryetar i Komisionit Hetimor lidhur me dëbimin e 6 shtetasve turq.

Me formimin e Qeverisë Kurti, në shkurt të vitit 2020 Sveçla emërohet zv. Ministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike ndërsa nga 19 marsi deri me 3 qershor të po atij viti ai kreu funksionin e u.d Ministrit në po të njejtën Ministri.

Përgjatë viteve, ai ka mbajtur pozita të ndryshme drejtuese dhe aktualisht është anëtar i kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Kontribo