29 12 2018

Adem Mikullovci

Shkrime

Emri i plotë

Adem Mikullovci

Pozita

Deputet

Adem Mikullovci u lind në vitin 1939 në Vushtrri, Kosovë. Ai bën pjesë në plejadën e aktorëve të ish-Teatrit Popullor Krahinor të Kosovës (tashmë Teatri Kombëtar i Kosovës). Pas ndërprerjes së studimeve në Akademinë për Teatër dhe Film në Beograd, në vitin 1968, kthehet në Prishtinë dhe fillon punën në teatër. Prej vitit 1968 e deri në korrik të vitit 1990, Adem Mikullovci ka ndërtuar një karrierë që numëron 45 role kryesore si dhe rreth 70 role të dyta në shfaqje teatrore.

Rolet më të dalluara i realizoi në shfaqjet: “Duke pritur Godonë”, “Po shkoj për gjah”, “Njeriu që pa vdekjen me sy”, “Dashuria”, “Hotel Kashta” me rekord shikueshmërie – nganjëherë me nga dy shfaqje në ditë – “Fundi i botës”, “Miza në vesh”, “Erveheja”, e të tjera. Adem Mikullovci gjithashtu është regjisor i disa shfaqjeve në teatër, si: “Pas vdekjes” (Çajupi), “Mosha e bardhë” (D. Agolli), “Dan Shejtani”, “Engjulli i stacionit”, monodrama “Bihorasit” (dramatizim i veprës së autorit Q. Sijariq), “Ti mos u përziej”, komedia “Shtrati”, “stand-up” komedia “Përgjuesi”, e të tjera. Në vitin 1990 ai ishte në mesin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës të cilët shpallën Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut.