Agim Sopi

66

Profili

Emri i plotë

Agim Sopi

Agim Sopi ka lindur më 23 korrik të vitit 1957. Ai ka diplomuar në nivelin bachelor dhe master në Fakultetin e Arteve Dramatike pranë Universitetit të Zagrebit, në Kroaci.
Gjatë periudhës së regjimit komunist të ish-Jugosllavisë, veprat e Agim Sopit kanë qenë të kontestuara dhe të ndaluara me motivacion politik. Filmi i tij i parë me metrazh të gjatë, “Njeriu prej dheu”, ka qenë i censuruar dhe pjesërisht i asgjësuar me dekret të autoriteteve ekzekutive të kohës. Nga viti 2000, ai ka qenë pronar i kompanisë AS Film Production, e cila ka realizuar, kryesisht me investime vetanake, disa filma artistikë të metrazhit të plotë dhe disa filma dokumentarë.

Filmat e tij – “Njeriu prej dheu” (1984), “Anatema” (2006) dhe “Agnus Dei” (2012) – kanë qenë pjesë e përzgjedhjeve zyrtare të më shumë se treqind ngjarjeve kinematografike të botës dhe kanë fituar mbi se 130 çmime ndërkombëtare.

Përveç filmit, ai ka realizuar edhe rreth tridhjetë shfaqje teatrore në Zagreb, Tiranë, Shkup e Prishtinë. Ai njihet edhe si skenarist dhe dramaturg. Ka shkruar më shumë se dhjetë skenare filmi dhe dy drama. Gjatë periudhës 2013-2017 ka qenë ligjërues i angazhuar i Teorisë së filmit në Fakultetin e Arteve pranë Universitetit “Hasan Prishtina”. Aktualisht, ai është drejtor i përgjithshëm i Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe jeton e vepron në Prishtinë.