Ajet Potera

42

Profili

Emri i plotë

Ajet Potera

Ajet Potera u lind më 9 korrik 1972, në Podujev. Studimet Bazike i përfundoi në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Prishtinës. Ato të Masterit në Akademinë e Mbrojtjes “Spiro Mojsiu”, Tiranë.
Ka vijuar Shkollimin Ndërkombëtar për Shtab të Përgjithshëm dhe Siguri Evropiane, në Akademinë Ushtarake Gjermane në Koln dhe Hamburg.

Si aktivist i ri politik, ka qenë pjesë e shumë organizimeve politike në radhët e LPK-së. Pjesëmarrës i demonstratave të zhvilluara që nga viti 1989. Nga viti 1998 pjestar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ai ishte Komandant i Batalionit në Brigadën 151 ¬Zahir Pajaziti dhe Komandant i Batalionit Gardistë ne ZOLL. Pas përfundimit të luftës, i është bashkuar TMK-së kur edhe ka pasur gradën e oficerit. Me transformimin e saj në FSK më 2009, ai ka vazhduar të shërbejë si udhëheqës i Departamentit të Komunikimit me gradën Nënkolonel dhe udhëheqës i Departamentit të Financave për 6 vite. Pjesëmarrës në shumë trajnime ndërkombëtare në fushën e sigurisë, të organizuara nga trupat e NATO-së.

Që nga viti 2017, Ajeti i është bashkangjitur Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe aktualisht është anëtar i Kryesisë.