Alban Hyseni

57

Profili

Emri i plotë

Alban Hyseni

Alban Hyseni u lind më 23 tetor 1990 në Gjilan. Ai ka diplomuar në Fakultetin Juridik dhe ka vijuar masterin në programin Juridik Penal.

Alban Hyseni ka filluar punën si tutor studentësh në vitin e katërt të studimeve. Më pas, gjatë viteve 2013-15, ka vazhduar punën si asistent në lëndët e fushës juridiko-penale. Ka qenë i angazhuar edhe në pozitat si Zyrtar për Marrëdhënie me Jashtë (2013 – 2014), Zyrtar i Cilësisë (2014-2016) dhe më pas edhe si Sekretar i Përgjithshëm i Kolegjit “ARBËRI” ku vazhdon ende të jetë i angazhuar. Alban Hyseni është i angazhuar po ashtu si Kordinator i UBT-së në Gjilan, si dhe është pjesë e stafit akademik në kuadër të Fakultetit Juridik, për lëndët e fushës Penale.

Alban Hyseni i është bashkuar Lëvizjes VETËVENDOSJE! në vitin 2010.