Albana Gashi

94

Profili

Emri i plotë

Albana Gashi

Albana Gashi është e lindur më 22 maj 1985, në Therandë. Ka mbaruar studimet në Universitetin e Prishtinës në degën e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze, ndërsa studimet pasuniversitare i ka vazhduar në Politika Publike dhe Menaxhim. Ka punuar si mësimëdhënëse e gjuhës angleze në gjimnazin “Jeta e Re” në Suharekë, deri kur është zgjedhur deputete e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Gjatë mandatit të saj, mes tjerash, ka kontribuar në fushën e të drejtave të njeriut, për të pagjeturit e luftës dhe për çështje gjinore.

Aktualisht, Albana është Kryetare e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Fushë Kosovë, si dhe koordinatore e Sekretariateve, në Sekretariatin e Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Si deputete e Kuvendit të Republikës, ajo do të vazhdojë të angazhohet në fushën e të drejtave të njeriut, me theks të veçantë për të drejtat e punëtorëve, në fushën e arsimit si dhe për barazi e çështje gjinore.