Albin Gashi

44

Profili

Emri i plotë

Albin Gashi

Albin Gashi u lind në vitin 1989 në Prishtinë. Ka filluar studimet në San Diego, Californi për ti përfunduar ato më pas në Fordham University të Nju Jorkut në Studimet Ndërkombëtare.

Si basketbollist i aftë Albin Gashi, me bursë meritore vazhdoi vitin e fundit të shkollës së mesme në Dallas të Teksasit. Gjatë studimeve në Shtetet e Bashkuara, themeloi kompaninë “Powow Entertainment” që theu rekordet e aktivitetit kulturor të mbajtur në Kosovë, duke organizuar koncertet e shumta të këngëtarëve të njohur në botë.

Shpresa dhe vullneti i tij për zhvillimin e Kosovës e ktheu Albinin në Kosovë në vitin 2014, kur edhe e themeloi kompaninë “Omelink”, e cila merret me “Business Processing” dhe “Outsourcing”, kështu duke hapur vende të reja të punës.