29 12 2018

Ali Lajçi

Shkrime

Emri i plotë

Ali Lajçi

Pozita

Deputet

Ali Lajçi u lind në Malaj të Rugovës, Pejë, më 3 janar 1955. Ai ka përfunduar gjimnazin në Pejë dhe Fakultetin Filologjik në Prishtinë. Ali Lajçi është ish i dënuar politik nga regjimi i Serbisë. Në vitin 1981 ai ka qenë organizator i demonstratave, arsye për të cilën është dënuar me 15 vite burg. Që nga viti 2001 deri në vitin 2007 ai ka qenë Kryetar i Komunës së Pejës, ndërsa nga viti 2007 deri në vitin 2010 deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.