Arbëreshë Kryeziu
Profili
Emri i plotë
Arbëreshë Kryeziu
Arbëreshë Kryeziu – Hyseni u lind më 24 maj 1989 në Gjilan. Ka studiuar për Gazetari në Fakultetin Filologjik, Universiteti i Prishtinës.
Bursiste në Universitetin e Gentit të Belgjikës, ku edhe i ka përfunduar studimet e Gazetarisë. Pjesë e mediave një kohë, duke qenë më pas pjesë e shoqërisë civile. Tani anëtare e Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan, delegate e Këshillit të Qendrës dhe atij në nivel qendror, si dhe udhëheqëse në Sekretariatin për Media. Gjithashtu, është asambleiste e Kuvendit Komunal në Gjilan.
Është e martuar dhe ka një fëmijë.