Arijeta Rexhepi
Profili
Emri i plotë
Arijeta Rexhepi
Arijeta Rexhepi u lind më 7 korrik 1976, në Gjilan. Ka studiuar në Fakultetin e Edukimit në Prishtinë në drejtimin Matematikë-Informatikë.
Mësimdhënëse e matematikës dhe informatikës për afër 23 vite, ndërsa momentalisht është mësimdhënëse në shkollën e mesme të ulët “Selami Hallaqi”, Gjilan. Aktiviste e Lëvizjes VETËVENDOSJE! që nga viti 2011, asaj ju dha besimi nga Qendra e Lëvizjes në Gjilan si rezultat i aktiviteteve të sajë të ndryshme në lidhje me të drejtat dhe barazinë gjinore.
Disa vite me radhë është udhëheqëse e Sekretariatit të Gruas Aktiviste në Gjilan si dhe Nënkryetare e Dytë e Lëvizjes në Gjilan. Aktualisht është në mandatin e dytë si Këshilltare e Kuvendit Komunal të Gjilanit.
Është e martuar dhe nënë e dy fëmijëve.