Artan Abrashi

29

Profili

Emri i plotë

Artan Abrashi

Artan Abrashi ka lindur më 14 gusht 1986, në Prizren. Është në përfundim të studimeve universitare në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Aktivist i Lëvizjës VETËVENDOSJE! që nga viti 2005. Në vitin 2010 zgjedhet Nënkryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Qendrën e Prizrenit.

Në zgjedhjet e vitit 2013 arrin të zgjedhet Këshilltar i Kuvendit Komunal në Prizren. Në vitin 2015 zgjedhet anëtar i Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE! qendra në Prizren, kurse që nga viti 2016 është edhe Kryetar i Qendrës. Artan Abrashi nga viti 2018 ushtron funksionin e Kryesuesit të Kuvendit Komunal të Prizrenit.