Avni Tafili

104

Profili

Emri i plotë

Avni Tafili

Avni Tafili është lindur në prill të vitit 1978 në Kaçanik. Ka përfunduar studimet filologjike.

Është aktivizuar që në moshë të re në veprimtari kulturore e politike. Studiues i letërsisë dhe i fushës së psiko-sociologjisë, dhe ka shkruar mbi 10 vepra, si “Rruga drejt zgjidhjes”, “Për të nesërmen e ndritur” etj. Në vitin 2008 ka themeluar Shoqatën Edukative-Kulturore, “Drita e jetës”, ndërkaq në vitin 2008 themelon revistën e parë në Kaçanik, “Vizioni” me karakter shkencor, edukativ e kulturor.

Gjatë periudhës 2009-2013 ka vepruar si aktivist i shoqërisë civile për nxitjen e rinisë për shkollim, edukim dhe motivimin e saj për qytetari aktive. Ndërsa në vitin 2013 aktivizohet intensivisht në politikë për t’i dhënë shoqërisë sa më shumë moral e guxim politik, dhe po të njëjtin vit zgjedhet asambleist dhe anêtar i Komitetit për Politikë dhe Financa në Kaçanik.

Në maj 2017 aktivizohet drejtpërdrejt në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, dhe kandidon për deputet në zgjedhjet e Qershorit dhe merr mbështetje të madhe. Në korrik 2018 zgjedhet kryetar i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kaçanik.

Është i martuar dhe ka tre fëmijë.