Avni Zogiani

16

Profili

Emri i plotë

Avni Zogiani

Avni Zogiani u lind me 5 korrik 1970 në Graboc të Fushë Kosovës. Ka përfunduar studimet për Media dhe Marrëdhënie me Publikun në Universitetin Indianas, ShBA, dhe Master në Studime Kontemporane Evropiane në Universitetin e Sussex, Britani.

Ka punuar tetë vite në gazetari dhe tetë vite aktivizëm në shoqërinë civile. Punoi si gazetar mes viteve 1997-2002, kur përkohësisht braktisi këtë profesion për të vazhduar studimet në ShBA. Një vit pasi u kthye nga ShBA fito bursë për studime në Britaninë e madhe, prej nga u kthye në vitin 2005. Ai themeloi Organizatën antikorrupsion, “ÇOHU!”, e cila brenda u bë organizatë relevante në fushën e integritetit institucional.

Si gazetar raportoi për media lokale e ndërkombëtare, sidomos gjatë luftës ‘98-‘99. Raportet e tij nga luftimet në Kosovë u botuan në media prestigjioze ndërkombëtare, përfshirë këtu TIME Magazine e CNN.

Avniu aktivitetin e tij në Lëvizjen VETËVENDOSJE! e filloi në vitin 2014. Aktualisht është anëtar i Kryesisë në Qendrën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Fushë Kosovë. Gjatë legjislaturës së fundit ai është angazhuar si Këshilltar i Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.