Aziz Bici

67

Profili

Emri i plotë

Aziz Bici

Aziz Bici ka lindur më 9 janar 1966 në Mazgit, të Kastriotit. Aktivizmi i tij ka filluar qysh si nxënës në demonstratat e vitit 1981. Pas përfundimit të shkollës së mesme është larguar për në mërgim, ku aktivizmin e tij e ushtroi në LPK dhe për tre vite ka qenë Kryetar i Këshillit për rrethin Turgao.

Në vitin 1998, ai është kthyer në vendlindje për tu bërë pjesë e luftës si luftëtar e komandant i batalionit të parë të brigadës 142, ZOSH të UÇK-së. Pas përfundimit të luftës, ka qenë i angazhuar si zëvendës-ministër i rendit në Qeverinë e Përkohshme dhe më pas si nënkryetar komune në Qeverinë e përkohshme në Vushtrri. Prej vitit 1999-2001 ka qenë anëtar i Këshillit të Përgjithshëm dhe anëtar Kryesie në LKÇK, ndërsa nga viti 2002 ai ka pushuar nga çdo angazhim politik e organizativ.

Në vitin 2014, është dekoruar me çmimin “Nderi i Qytetit” nga Kuvendi Komunal i Vushtrrisë. Angazhimin e tij politik e vazhdon në vitin 2017, me anëtarësimin në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, programin e sëcilës e konsideron si vazhdimësi të luftës e idealit për liri, pavarësi e bashkim.

Ai është i martuar dhe ka katër fëmijë.