Bashkim Nurboja

64

Profili

Emri i plotë

Bashkim Nurboja

Bashkim Nurboja studimet bachelor i ka përfunduar në Shkollën e Biznesit në Pejë, në degën Informatika e Aplikuar në Biznes. Magjistraturën e ka përfunduar në Angli në Universitetin Staffordshire. Ai ka përfunduar Doktoratën në Shkenca Ekonomike në Universitetin e Lubjanës.

Nga viti 2006 Bashkim Nurboja ka punuar si mësimdhënës në institucione të arsimit të lartë. Në Universitetin e Prishtinë ka filluar si asistent në lëndët të Ekonomisë, më pastaj është avancuar në ligjërues për lëndët Mikroekonomia dhe Menaxhmenti Bankar.

Me themelimin e Universitetit Haxhi Zeka, Bashkimi ka qenë pjesë e menaxhmentit si U.D. Prorektor për Financa, dhe ka udhëhequr procesin e shkëputjes nga Universiteti i Prishtinës dhe përfshirjen e Universitetit ‘’Haxhi Zeka’’ në ligj të buxhetit të vitit 2013. Si pjesë e Fakultetit të Biznesit, z. Nurboja ka ligjëruar lëndët e Ekonomiksit dhe Banka. Gjatë viteve 2013-2018 ka krijuar dy projekte bashkë me partnerë të ndryshëm të Universiteteve Evropiane, të cilët janë shpallur fitues dhe janë zbatuar në Universitetin ‘’Haxhi Zeka’’. Tashmë, ai punon në Universitetin për Teknologji dhe Biznes, në Prishtinë, në lëndët e Ekonomiksit. Bashkimi është anëtar i Komitetit për Politika Financiare dhe Tregtare dhe anëtar i Komitetit për Arsim në Lëvizjen VETËVENDOSJE!

Bashkim Nurboja është një ndër tre themeluesit e klubit të Motokrosit “Motocross Team Peja”, poashtu është anëtar i bordit të këtij klubi.

Bashkimi është i martuar dhe ka dy fëmijë.