Beni Kizolli

32

Profili

Emri i plotë

Beni Kizolli

Beni Kizolli u lind më 21 qershor 1983, në Zvicër. Ka përfunduar studimet bazike në Universitetin e Prishtinës në departamentin e Inxhinierisë Mekanike, drejtimi Komunikacion, ndërsa studimet e doktoraturës i ka mbaruar në Universitetin e Gazit në Ankara.

Nga viti 2008, ka qenë anëtar i Kryesisë në Partinë e Drejtësisë (PD). Themelues i disa organizatave në vend dhe jashtë vendit, si: Organizata Jo-Qeveritare IDEA, Forumi Studentor Ballkanas dhe Unioni i Studentëve në Ankara. Beni Kizolli në zgjedhjet lokale të vitit 2013, ka qenë kandidat për kryetar të komunës së Prizrenit. Ndër të tjera, ai ka shërbyer si mësimdhënës nga viti 2006 për 5 vite në Shkollën Teknike në Prizren. Aktualisht nënkryetar i Lëvizjës për Drejtësi (LD), si dhe ligjërues në Kolegjin UBT në Prishtinë.

Jeton në Prizren, është i martuar dhe ka dy fëmijë.